Edhe pse nuk është ratifikuar në nivel kombëtar nga gjashtë vende, përfshirë Bullgarinë, Konventa e Stambollit hyn në fuqi në të gjithë Bashkimin Evropian më 1 tetor, njoftoi Komisioni Evropian.Vendet anëtare, edhe nëse nuk e kanë ratifikuar atë, do të jenë të detyruara ligjërisht nga ky dokument, tha zëdhënësi i Komisionit Кristian Vigand. Konventa është një kuadër ligjor që synon mbrojtjen e grave nga të gjitha format e dhunës.
Në vitin 2018, Gjykata Kushtetuese bullgare pranoi se Konventa e Stambollit mbron koncepte ligjore që lidhen me nocionin e “gjinisë” që janë të papajtueshme me parimet bazë të Kushtetutës bullgare. Në vitin 2021, Gjykata e Drejtësisë së BE-së vendosi që BE-ja në tërësi mund ta ratifikojë konventën me shumicë të cilësuar dhe jo me unanimitet, për shkak të refuzimit të disa vendeve për ta pranuar atë.
Edhe në kontekstin e paqartë të luftës së Rusisë në Ukrainë, bullgarët vazhdojnë të shohin vendet evropiane si më të afërta në krahasim me faktorët e tjerë ndërkombëtarë. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të ri nga agjencia sociologjike..
Disa ditë pas incidentit tragjik me parashutë në Nesebër, ku humbi jetën një fëmijë tetëvjeçar, kryeministri Rosen Zheljazkov i ngarkoi ministrat dhe agjencitë përkatëse të dorëzojnë deri në fund të sezonit veror propozime për një rregullore të re që..
Gjatë muajit korrik u zbuluan gati dy herë më shumë laboratorë dhe sipërfaqe të përdorura për prodhimin dhe kultivimin e substancave narkotike krahasuar me muajin paraprak, njofton agjencia BGNES. Në korrik 2025 u evidentuan 40 raste, ndërsa në qershor..
Lideri i partisë GERB, Bojko Borisov, u takua në Dyseldorf me drejtorin ekzekutiv të koncernit gjerman të industrisë së mbrojtjes “Rheinmetall”, Armin..
Të martën do të mbizotërojë mot me diell, me rritje të përkohshme të vranësirave, më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Jugore, por pa reshje të..
Një nga sektorët më fitimprurës nga futja e euros në vendin tonë do të jetë turizmi, parashikoi Zëvendësministrja përkatëse Irena Georgieva për Radion..