Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Festa e Natyrës" – një festë që tërheq vëmendjen ndaj ekologjisë urbane

Foto: forthenature.org

“Vjeshta është koha për të korrur atë që është mbjellë, për të festuar arritjet, për të bërë bilancin. Vjeshta është ai momenti i bukur kur natyra na paraqet spektaklin e saj më të bollshëm të fundit të stinës para se të bie në gjumë. Këtë vjeshtë festojmë bukurinë e natyrës dhe nevojën për ta ruajtur atë” – kjo është ftesa për "Festën e Natyrës" në Parkun Jugor në Sofje e cila është e para e këtij lloji. Të shtunën, më 30 shtator, mund të marrim pjesë në vëzhgimin e shpendëve rreth parkut së bashku me ornitologët ose në një bisedë dhe aktivitete vizuale në lidhje me zonat e lagështa me fokus Moçalin e Dragomanit.

Aktivitete të shumta janë planifikuar edhe për më të rinjtë, nën titullin "Njihuni me aktorët e egër të Rodopeve Lindore". Dita do të mbyllet me ndarjen e Çmimeve Vjetore për Biodiversitetin dhe Klimën. Festivali është pjesë e projektit "Natyra nuk ka zë, ajo na ka neve", i cili synon të popullarizojë punën për ruajtjen e pasurisë natyrore të vendit tonë, që bëhet nga organizatat për mbrojtjen e mjedisit të bashkuara në koalicionin "Për të pasur ende natyrë në Bullgari".

Projekti "Natyra nuk ka zë, ajo na ka neve" zhvillohet nga Fondacioni Bullgar i Biodiversitetit në partneritet me "Ballkani i Gjelbër" dhe me mbështetjen financiare të Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë në kuadër të Fondit Qytetarët aktivë të Bullgarisë.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Natalija Efremova

Interes rekord për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të drejtuar për bullgarët jashtë vendit

Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..

botuar më 25-10-11 11.00.PD

Radioja Kombëtare Bullgare dëshiron të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..

botuar më 25-10-10 1.08.MD

Për të tretin vit radhazi, mjekët bullgarë ofrojnë ekzaminime mjekësore falas në Prespë të Vogël

Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit   organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...

rinovuar më 25-10-09 1.51.MD