Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

DIA magjeps me muzikën e saj prej autori të bazuar në folklor

Diana Mirçeva - DIA
Foto: teenews.eu

Pasi në fillim të vitit DIA prezantoi këngën e saj “Më djeg”, tashmë ajo është gati me veprën e saj më të re “Zana”. DIA është pseudonimi krijues i interpretueses së re Dimana Mirçeva, e cila që kur ishte studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje formoi stilin e saj karakteristik si një autor dhe interpretues i vetë-prodhuar - një kombinim i muzikës origjinale të bazuar në folklorin me një tingëllim modern.

Këngën “Zana” ajo përsëri e krijoi në bashkëpunim me Denis Popstoev, i cili e bëri aranzhimin, ndërsa tekstin e krijoi vet DIA. Titulli interesant i këngës së re çon në legjenda përrallore dhe natyrisht shtron pikëpyetje. Lidhur me këtë këngëtarja e re tregon:

“Shumë njerëz më pyetën se çfarë do të thotë një zanë. Është njësoj si shtojzovallja, vetëm në rajone të ndryshme të Bullgarisë quhet ndryshe. Zanat dhe shtojzovallet janë këto krijesa eterike dhe të buta që jetojnë lart në pyjet e maleve, këndojnë vetëm këngë shumë të bukura dhe zërat e tyre dëgjohen kudo. Ata i magjepsin njerëzit me muzikën e tyre, sigurisht që i tërheqin ata. Këto krijesa dinë t’i tërheqin njerëzit drejt tyre, dinë t'i magjepsin me këngët e tyre dhe pikërisht një histori e tillë rikrijohet në këngën “Zana”.”

Videoja e këngës “Zana” u xhiruar gjatë Festivalit të XV Ndërkombëtar të Kostumeve Popullore “Zheravna 2023”, ku DIA ishte e ftuara speciale në finale. Për herë të parë, organizatorët lejuan që një video të xhirohej në këtë mënyrë, duke vulosur prezantimin ekskluziv të këngës para publikut. Për emocionin e fortë gjatë performancës dhe xhirimeve, DIA ndan:

“Ishte një ëndërr për mua të xhiroja një nga këngët e mia në Festivalin e Kostumeve Popullore në Zheravna. Gjithmonë kam menduar se ky është vendi më i përshtatshëm për muzikën time. Dhe pikërisht për këtë më ra në mendjen të xhirojmë videon e këngës “Zana”  në këtë vend magjik, në Zheravna, mes gjithë njerëzve të veshur me kostume popullore, edhe unë me veshje të tilla, dhe operatorët gjithashtu me këmisha të qëndisura. Në mesë natë ndodhi gjithë magjia - atëherë mbeten njerëzit më besnikë i folklorit dhe traditës bullgare. Dhe kur dëgjuan për herë të parë “Zana”, sepse nuk e kisha interpretuar kurrë më parë, të gjithë filluan të vallëzojnë me ritmin e vet.”



Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Formacioni "Svetogllas" feston 15 vjet në skenë

Me interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Nikollaj Bojanov dhe Milen Ivanov këndojnë acapella (pa..

botuar më 24-12-16 6.05.PD

"Lala e Krishtlindjeve"

Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..

botuar më 24-12-13 8.30.PD

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..

botuar më 24-12-12 6.15.PD