Problemi kryesor nuk është nëse njerëzit do të mbajnë vendet e tyre të punës, sepseata do të gjejnë punë, por nëse do të mbeten në rajonin me uzinat e qymyrit dhe nëse ai do të vazhdojë të zhvillohet. Nëse ata largohen nga rajoni, do të ketë mungesë të madhe të njerëzve për zhvillimin e ardhshëm industrial, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) Ministri i Mjedisit dhe Ujërave Julijan Popov. Ai saktësoi se nuk është e vërtetë që BE-ja po jep para për mbylljen e termocentraleve. Fondet janë për përballimin e pasojavetë ndalimit të tyre nga puna. Sipas tij, ky është një proces i pakthyeshëm, i cili në Bullgari është ngadalësuar shumë.
“Ne nuk mund të kërkojmë diçka që nuk mund të përmbushet. Ne nuk kemi dëshirë për luftëra dhe konfrontime. Ne duhet të punojmë në mënyrë të qëndrueshme, kështu që njerëzit të mund të punojnë dhe të marrin një shpërblim të mirë”, komentoi për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) Aleksandër Zagorov, sekretar i sindikatës “Podkrepa”, kërkesat e minatorëve dhe energjetikëve protestuese. "Ky tranzicion nuk mund të jetë kaq intensiv dhe shkatërrues. Ai nuk mund të na shkatërrojë ne si shoqëri dhe territor," shtoi Zagorov.
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..