Hyrja në Shengen dhe Eurozonë, anëtarësimi në Organizatën për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik – këto janë disa nga prioritetet e rëndësishme për diplomacinë bullgare. Data e synuar për miratimin e monedhës së përbashkët evropiane është 1 janari 2025.
Në një botë që po bëhet më e paparashikueshme, të kesh mbështetjen e plotë të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) është mirë për sigurinë e qytetarëve bullgarë dhe të ekonomisë”. Këtë mendim e shprehu drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva. Sipas saj, Bullgaria po ecën mirë përsa i përket borxhit – 25-26%, që është shumë më poshtë kërkesave për Eurozonën.
“Ne kemi ende punë për të bërë në luftimin e inflacionit, por po shkojmë në drejtimin e duhur. Vitin e kaluar ishte rreth 13%, këtë vit u ul në gati 7%, por duhet të shkojmë më tej. Kjo është pengesa që duhet të jetë fokusi i politikanëve, që punojnë për hyrjen në Eurozonë”, këshillon drejtoresha menaxhuese e FMN-së.
Në mënyrë që vendi ynë të përmbushë kriterin e stabilitetit të çmimeve me hyrjen në Eurozonë, norma e inflacionit në vendin tonë nuk mund të kalojë me më shumë se 1.5 pikë përqindje normën e inflacionit të tri vendeve anëtare me treguesit më të mirë. Për të përmbushur kriterin e inflacionit, ai duhet të jetë së paku afërsisht 3 pikë përqindje më i ulët, llogarit ekonomisti nga Klubi i Ekspertëve për Ekonomi dhe Politikë Georgi Vullxhev dhe saktëson:
“Inflacioni duhet të bjerë në nivele të pranueshme deri në fillim të vitit të ardhshëm. Nëse kërkohet një raport konvergjence, ai do të ndodhë në fillim të vitit 2024, jo në fund, dhe duhet të jetë gati në mesin e vitit 2024 – shpjegoi eksperti në një intervistë për BNR.
Lidhur me ndryshimet legjislative të nevojshme për anëtarësimin tonë në Eurozonë, përkatësisht miratimin e Ligjit për Euron dhe ndryshimet në Ligjin për Bankën Kombëtare Bullgare (BNB), Vullxhev nuk sheh arsye për mosmarrëveshje të rëndësishme në Kuvendin Popullor:
“Në plan politik nuk ka mosmarrëveshje mes partive që marrin pjesë direkt apo indirekt në qeverisje, situata është shumë e ndryshme në krahasim me fillimin e vitit, madje kemi edhe Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), të cilët duket se janë plotësisht dakord dhe nuk kanë kundërshtime për ndryshimet e nevojshme legjislative. Politikisht brenda këtij parlamenti nuk duket se ka ndonjë pengesë serioze.”
Ekonomisti iu referua një analize historike dhe ekonomike të zhvillimit të eurozonës të përgatitur nga Klubi i Ekspertëve për Ekonomi dhe Politikë, e cila tregon se eurozona vuan nga një sërë problemesh strukturore:
“Kjo nuk është një zonë optimale valutore, gjë që çon në një sërë disbalancash ekonomike midis vendeve anëtare. Ky bashkim valutor ka nevojë për reforma serioze strukturore për t’u bërë funksional. Derisa ato të pastrohen, është më tepër një rrezik për Bullgarinë të anëtarësohet “ – thekson Georgi Vullxhev.
Analiza e Klubit të Ekspertëve tregon se ka dy zgjidhje për t’u marrë me atë që ata thonë se është “tragjedia strukturore në të cilën ndodhet eurozona”:
“Njëra është që eurozona të bashkohet në një farë mënyre si një vend që ka një politikë të përbashkët fiskale dhe ekonomike, në mënyrë që këto dallime në politikat ekonomike të vendeve të veçanta të pastrohen – shpjegon ekonomisti. – Mundësia tjetër është shpërbërja e Eurozonës dhe kthimi në monedhat kombëtare. Në një moment do të duhet të merret njëri apo tjetri vendim, sepse në gjendjen në të cilën ndodhet eurozona, thjesht strukturore dhe institucionale, çekuilibrat që kemi përshkruar në raport do të vazhdojnë të thellohen.”
Prof. Andrej Zahariev, dekan i Fakultetit të Financës në Akademinë Ekonomike “Dimitër A. Cenov”, e komentoi ambicien që Bullgaria të anëtarësohet në Eurozonë me horizontin e 1 janarit 2025 ashtu:
“Është mirë që kemi një datë, sepse kjo jep njëfarë qëllimi. Debitorët më të mëdhenj, megjithatë, janë ata që na e vënë në dukje. Mendoj se si BNB ashtu edhe Ministria e Financave, si dhe të gjithë njerëzit që janë në pushtet, duhet të na bindin se kjo është një gjë e mirë për Bullgarinë” – është kategorik Prof. Zahariev.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES, Ivan Rusllanov - BNR, Pixabay, expert.bg
Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..
Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...
Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe..