Krijuesi i kompjuterit të parë elektronik me memorie rigjeneruese është shpikësi i famshëm me origjinë Bullgare Xhon Vinsent Atanasof (John Vincent Atanasoff). Ai lindi më 4 tetor të vitit 1903, pranë Hamilton, Nju Jork.
Babai i tij, Ivan Atanasov, është një emigrant bullgar, i lindur në fshatin Bojaxhik, rajoni i qytetit Jamboll. Më 1876, në kulmin e Kryengritjes së Prillit, i vdiqën prindërit dhe në vitin 1889, në moshën 13-vjeçare, Ivani së bashku me dajën e tij emigruan në Amerikë.
Që në moshë të re, Xhon ishte i interesuar për parimet matematikore dhe logaritmet. Më vonë ai u vlerësua si shpikësi i kompjuterit. Më shumë informacion mbi temën mund të gjeni këtu https://jva.cs.iastate.edu/
Që nga viti 2003 këtë ditë presidenti i Bullgarisë ua dorëzon çmimin me emrin e Xhon Atanasof studiuesve të rinj bullgarë që u dalluan në fushën e shkencave kompjuterike në shkallë botërore.
Ai thotë se ka kohë që nuk ndihet i huaj në Bullgari. Kjo është shtëpia e tij, ai e di bullgarishten dhe, si shumica e bashkatdhetarëve tanë, është i emocionuar për situatën politike në vend. Por pasioni i tij më i madh, ajo që i mbush ditët me dritë..
Bullgarë janë të parët në botë që guxuan dhe arritën të kalojnë nga fundi në fund hapësirën më të paparashikueshme oqeanike - Oqeanin Arktik, me një varkë me vozitje. Stefan dhe Maksim Ivanovi janë baba dhe bir që realizuan edhe më parë ekspedita..
Më 28 gusht fillojnë garat më të rëndësishme për atletët me aftësi të kufizuara nga e gjithë bota - Lojërat Paraolimpike në Paris 2024. Për herë të katërt në një forum kaq prestigjioz, Stella Eneva do të marrë pjesë në disiplinën e hedhjes së..