Pas pesë ditësh të protestave dhe bllokimeve nga punëtorët e energjetikës dhe minatorët që nuk pajtohen me planet territoriale për një tranzicion të drejtë drejt një ekonomie neutrale ndaj karbonit, protestuesit dhe qeveria në personin e kryeministrit Nikollaj Denkov, ministra dhe deputetë, u ulën sot në tryezën e negociatave të vështira 7-orëshe. Rezultati ishte një marrëveshje e nënshkruar mes protestuesve dhe qeverisë, dhe forcat e përfaqësuara në parlament u bënë garantues i marrëveshjes. Megjithatë, u bë e qartë se dokumenti nuk ishte i nënshkruar nga të gjithë përfaqësuesit e protestuesve. Në këtë fazë, nuk është e qartë nëse do të hiqen postblloqet në vend.
“Shteti nuk do të mbyllë administrativisht centralet me qymyr. Ata do të punojnë lirshëm. Tregu do të vendosë se cili prej tyre do të mbetet”, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një konferencë pas takimit. Ai u shpreh se termocentralet siç i kemi ne nuk mund të zgjasin deri në vitin 2038 për shkak të kushteve të tregut. Marrëveshja e nënshkruar përbëhet nga 7 pika dhe nesër do të paraqitet për votim në Kuvendin Popullor. Denkov përsëriti se qeveria i dërgoi planet territoriale në fund të shtatorit për të mos shkelur afatet e përcaktuara nga KE dhe për të mos humbur burimet financiare përkatëse.
Tash e tutje do të fillojnë negociatat me KE-në, siguroi ai dhe shprehu shpresën se kjo do të zhbllokojë edhe procesin e negociatave ndërmjet kompanive energjetike, minatorëve dhe qeverisë.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..