Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov: Ka pajtim për hartimin e një strategjie energjetike

Foto: BGNES

Ka pajtim të plotë që në muajt e ardhshëm duhet të përgatitet një strategji energjetike për vendin tonë, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një konferencë për shtypin pas një takimi me përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve. Ai diskutoi me ta masat kryesore të parashikuara në planet territoriale për një tranzicion të drejtë.

“Ka mungesë të fuqisë punëtore dhe detyra është që ata njerëz që shqetësohen për të ardhmen të kuptojnë se mund të ketë mundësi, paga dhe ambient pune edhe më të mira për ta”, theksoi kryeministri. Sipas tij, është e nevojshme tërheqja e investitorëve dhe krijimi i një procesi transparent. “Kjo do të sigurojë zhvillimin ekonomik të vendit dhe kushtet më të mira të mundshme për punëtorët”, shtoi Nikollaj Denkov.

“Nga pikëpamja e punëdhënësit është e rëndësishme që të mos fokusohemi vetëm në sektorin energjetik, por të shikojmë të gjithë ekonominë në një këndvështrim më të largët, sepse ka edhe sfida të tjera”, komentoi kryetari i Këshillit Drejtues të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë Cvetan Simeonov. Ai shtoi se legjislacioni për ta bërë më të lehtë importimin e fuqisë punëtore po vonohet.

Sipas kryeministrit, kritika kryesore nga organizatat e punëdhënësve është se komunikimi i qeverisë me punëdhënësit dhe investitorët potencial mund të jetë më i mirë.

Në takimin në Këshillin e Ministrave morën pjesë Asociacioni i Kapitalit Industrial, Dhoma Bullgare e Tregtisë, Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë dhe Konfederata e Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marta Kos

BE pret që Sofja dhe Shkupi të bien dakord për pakicën bullgare

Ukraina dhe populli ukrainas kanë një dëshirë të fortë për t'u bashkuar dhe për t'u bërë pjesë e BE-së. Nëse e ruajmë këtë ritëm, mund të shpresojmë që Ukraina do të anëtarësohet në vitin 2030, tha për BNT-në Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta..

botuar më 25-04-17 10.41.PD

Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë

Sot në orën 14:30 deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov.   Ai u parashtrua nga partia MEÇ, me mbështetjen e “Vëzrazhdane” dhe “Veliçie” me motivin e mospërballjes me korrupsionin...

botuar më 25-04-17 4.15.PD

Parashikimi i motit për 17 prillin

Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Era do të jetë nga lindja-juglindja, e dobët, ndërsa në Bullgarinë Lindore - deri në mesatare. Temperaturat..

botuar më 25-04-16 7.35.MD