Ministri i drejtësisë, Atanas Sllavov, lejoi ndërmarrjen e masave shtetërore në lidhje me kishën e mbyllur “Shën Nikollaj Mirlikijski” nga ambasada ruse.
“Është e papranueshme që shteti rus, në personin e ambasadores Mitrofanova, të mbyllë një kishë nën juridiksionin e Patrikut Bullgar dhe Kishës Ortodokse Bullgare, duke na penguar kështu të gjithë ne të drejtojmë lutjet tona dhe duke na penguar të adhurojmë lipsanet e Shën Serafimi Mrekullitar”, shkroi ministri në Facebook. Ai e përshkroi atë që ndodhi si “vetëqeverisje kanonike”.
E ashtuquajtura Kisha Ruse u mbyll pas dëbimit nga vendi ynë të tre priftërinjve të akuzuar në spiunazh në favor të Moskës. Sipas Mitropolitit Kiprian, me shumë gjasa që Patriarku rus Kirill, i cili duhet të dërgojë një përfaqësues të ri të kishës së tij në vendin tonë, të vendosë se kur do të hapet tempulli.
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..