lustruesja bullgare Alja Markova u përfshi në listën e shkurtër të çmimeve ndërkombëtare për botimet e kuzhinës “Gourmand World Cookbook Awards”. Me “Librin e gatimit për fëmijët e mëdhenj”, ajo është ndër katër pjesëmarrësit më të mirë. Autorët e librave në listën e shkurtër u zgjodhën ndër pjesëmarrësit e 205 vendeve. Bullgarja merr pjesë në kategoritë “Ilustrim” dhe “Evropa Lindore”. Konkurrentët e saj janë piktorë nga Kili, Franca dhe Zelanda e Re.
Çmimet “Gourmand World Cookbook Awards” u themeluan nga francezi Eduard Koantro. Për herë të 29-të, ata do të shpërndahen në një ceremoni të veçantë, në Riad, gjatë Festivalit Saudit nga 27 deri më 29 nëntor.
“Libri i gatimit për fëmijët e mëdhenj” mbledh 14 receta në kategorinë “Të kripura” dhe po aq në kategorinë “Ëmbëlsira dhe mëngjese”, me udhëzime në formën komike.
“Ju mbani një libër të vogël gatimi për të hapur oreksin dhe imagjinatën. Dhe për të vënë në gjumë seriozitetin që ndonjëherë në mënyrë të padukshme zvarritet në kuzhinën e shumë prej nesh, adhuruesve të gjërave të shijshme. Me fjalë të tjera, ky është një libër për këdo që pëlqen të hajë, por nuk i pëlqen të jetë i komplikuar”, thotë autorja.
Alja Markova lindi në Bullgari, por u rrit në Spanjë. Ajo krijon blogun e saj të kuzhinës, në të cilin prezanton recetat e veta në vizatime dhe disa prej tyre gjetën vend në “Librin e gatimit për fëmijët e mëdhenj”. Që nga korriku Alja është pjesë e ekipit të redaksisë spanjolle të “Radio Bullgarisë”.
I urojmë suksese në raundin final të garës!
Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..
Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..
Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..