Stefan Illçev është një këngëtar i cili ndihet njëlloj mirë si në skenën operistike, ashtu edhe në skenën e estradës. Megjithëse u diplomua për këndim operistik në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Panço Vlladigerov" në Sofje, ai fitoi popullaritet kryesisht si një artist pop. Kohët e fundit, Stefan Illçev po i përmirëson aftësitë e tij muzikore në Milano të Italisë, por shpesh kthehet në Bullgari për të zhvilluar turneun e tij të parë kombëtar.
Turneu filloi në vendlindjen e tij Burgas më 20 qershor, kaloi me sukses në Varna, Veliko Tërnovo, Stara Zagora dhe Plovdiv dhe do të përfundojë me një koncert në Sofje - në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës më 7 tetor.
Në të, këngëtari do të tregojë respektin e tij të madh ndaj muzikës bullgare, duke prezantuar në një mënyrë të tij origjinale disa nga hitet më të njohura të artistëve tanë. Sigurisht që do të interpretojë edhe këngët e tij, të cilat i kanë sjellë dashurinë e publikut ndër vite. Një prej tyre është "Loja" me muzikë dhe aranzhim të Magomed Aliev - Maga, teksti është i Dobromir Banevit.Jordanka Derillova – një soprano dramatike me një bukuri të mahnitshme dhe timbër të papërsëritshëm. Ajo është ndër të paktat bullgare që janë nderuar me titullin "Kammersängerin" – çmimi më prestigjioz në Gjermani dhe Austri, që u jepet..
Një histori e freskët verore, pakohësi dhe një tingull elegant etnik - kjo është "Graniti i Zi", kënga e re nga Vlladimir Ampov - Grafa. Kënga shoqërohet nga një videoklip i xhiruar në film 16 mm - një zgjedhje krijuese me të cilën ekipi kthehet..
Kënga më e re e Vesi Bonevës titullohet "Magjia". Kënga ka një tingull latin, i përshtatshëm për sezonin e verës. Vesi krijoi vetë muzikën dhe tekstin, ndërsa aranzhimi është nga Svetlin Këslev. Mesazhi i këngëtares është: "Përgatituni për një verë..
Një ngjarje e re muzikore organizohet për herë të parë më 22 dhe 23 gusht. Në qytetin Hisarja do të zhvillohet edicioni i parë i Jazz Fest Hisarja. Si..
Veprat e shquara të Stajnovit: "Legjendë", "Përrallë", "Ballkan", "Trakia", "Skerco Simfonik" skicojnë karakteristika thelbësore të simfonizmit..