Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri Todor Tagarev: Deputetët duhet të miratojnë blerjen e transportuesve të blinduar Stryker përpara votimit lokal

| rinovuar më 23-10-06 5.05.MD
Ministri Tagarev
Foto: BGNES

Ministri i Mbrojtjes Todor Tagarev i bëri thirrje Kuvendit Popullor që të miratojë blerjen e transportuesve të blinduar Stryker para zgjedhjeve lokale. Përndryshe, ekziston rreziku që afatet të humbasin.
Makineritë duhet të paguhen brenda 5 viteve dhe fondet për këtë janë të parashikuara në Ligjin për Buxhetin, si dhe në makrokornizën e parashikuar për buxhetin për tre vitet e ardhshme. Transportuesit e parë pritet të mbërrijnë në gjysmën e dytë të 2025-ës dhe ato të fundit në fillim të 2028-ës.
Todor Tagarev tha gjithashtu se Ukraina ka kërkuar ndihmë të re ushtarake nga Bullgaria. “Raketat S-300 që vendosëm t’i japim vendit janë të pakta në numër. Bëhet fjalë për raketa me defekt që ushtria jonë nuk ka asnjë mënyrë për t'i përdorur apo riparuar, por ushtria ukrainase ka një opsion", tha ai për bTV. Është e mundur të dërgohen në Ukrainë njëqind transportues të blinduar Stryker nga ish-trupat e brendshme.
Fjalët e ministrit të mbrojtjes Todor Tagarev se Bullgaria do të humbasë afatin për ratifikimin e kontratës për blerjen e mjeteve luftarake “Stryker” nga SHBA, nëse parlamenti nuk e ratifikon atë përpara votimit lokal, shkaktuan reagime të ashpra nga GERB dhe DPS. Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes Hristo Gaxhev sqaroi se afati për lidhjen e kontratës është në dhjetor dhe nuk ka nevojë të nxitohet për miratimin e saj nga Kuvendi Popullor.
Edhe deputeti i PP-DB-së Radosllav Ribarski bëri thirrje që të mos përshpejtohet procesi i blerjes së automjeteve të blinduara. Ai sqaroi se vendimi duhet të diskutohet në komisionet parlamentare. “Angazhimi i Kuvendit Popullor është për të ripajisur ushtrinë bullgare, por kjo të mos jetë në kundërshtim me buxhetin”, tha Ribarski.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 marsin 2025

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e mëngjesit do të ketë dukshmëri të reduktuar përgjatë brigjeve të lumenjve dhe rreth pelgjeve. Gjatë ditës moti do të jetë me diell..

botuar më 25-03-20 7.35.MD
Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve

Në Kinë shpresojnë të kenë më shumë produkte bullgare në tavolinat e tyre

Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Kinës në fushën e bujqësisë dhe ushqimit po zhvillohet në mënyrë shumë aktive dhe po zgjerohet vazhdimisht. Kështu u deklarua në takimin në Sofje të zëvendësministres së bujqësisë dhe ushqimit, Llozana Vasileva,..

botuar më 25-03-20 6.33.MD
Foto: Shërbimi Informativ i Qeverisë

Kryeministri Zheljazkov diskutoi hyrjen tonë në eurozonë me presidentët e BQE-së dhe të Eurogrupit

Rëndësia e anëtarësimit në eurozonë për Bullgarinë ishte në fokus të takimit të kryeministrit Rosen Zheljazkov me Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe Presidentin e Eurogrupit Paschal Donohoe. Në takimin në Bruksel, ku po..

botuar më 25-03-20 5.03.MD