Autizmi është një çrregullim në zhvillim që ndikon në aftësinë për të komunikuar dhe ndërvepruar me botën përreth. Shfaqet në fëmijërinë e hershme, para moshës 3 vjeçare dhe diagnostikohet nga simptomat e spektrit të autizmit të manifestuara në këtë periudhë. Mendohet se fëmijët më të rritur, adoleshentët dhe të rriturit nuk zhillojnë shenja autizmi. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1 në 100 fëmijë në mbarë botën ka autizëm ose një lloj tjetër çrregullimi në këtë spektër. Megjithatë, na mungojnë statistikat si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit që përballen me sfida të tilla. Nuk ka as vende të mjaftueshme për këta njerëz që të kërkojnë kujdes dhe mbështetje në një mjedis të qetë dhe të sigurt.
Krijimi i një qendre ditore për personat me probleme të spektrit të autizmit nga 5 deri në 35 vjeç në zonën e Sllatinës në kryeqytet është kauza e Milena Kënçevës – koordinatore në lëvizjen civile “Ndihmë për personat me probleme në zhvillim”, pasi djali i saj gjithashtu ka një diagnozë të ngjashme. Gruaja pranon se kanë bërë shumë kërkime për 6 vjet derisa mësuan për këtë gjë. Ndaj, ajo e kupton plotësisht dhimbjen dhe frikën e prindërve kur dëgjojnë përfundimin e specialistëve, i cili ua ndryshon jetën tërësisht:
“Për prindërit e fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit, niveli i ankthit është shumë më i lartë se për prindërit e fëmijëve me aftësi të tjera të kufizuara, sepse nuk është e qartë rruga që duhet ndjekur. Prandaj, është shumë e rëndësishme që ata të mos fajësojnë veten, të qetësohen dhe të pranojnë mendimin se do të kenë një fëmijë unik gjatë gjithë jetës së tyre dhe më pas një të rritur unik, të mos heqin dorë nga terapitë dhe vetëm pas këtyre vizitave të kërkojë metoda alternative - këshillon Milena."
Sa i përket kujdesit të personave me diagnoza të ngjashme gjatë 30 viteve të fundit, Milena Kënçeva është kategorike:
“Ka ndryshime për mirë, sepse prindërit tani kanë filluar të flasin më me qetësi për autizmin. Stigma dikur ishte shumë e rëndë dhe shumica e familjeve preferonin të mos flisnin apo të tregonin fëmijët e tyre. Por për fat të keq, asgjë nuk ndodh me ritmin që duam."
Komunikimi i specialistëve me këta individë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për socializimin dhe përshtatjen e tyre me botën dhe shoqërinë përreth. Ata do të jetë pjesë e terapisë në vilën “AutistikA” ndërsa temat e diskutimit janë të ndryshme:
“Është shumë e vështirë për ta të kuptojnë se çfarë ndjejnë njerëzit, cilat janë emocionet e tyre. Ata kanë nevojë për më shumë kohë për ta kuptuar - shpjegon Milena Kënçeva. - Por a arrijmë ne ta bëjmë shoqërinë t’i pranojë njerëzit me dallime të caktuara? Ne përpiqemi, nëpërmjet artit, shembullit personal dhe prezantimit para njerëzve të asaj se çfarë mund të bëjnë fëmijët dhe të rinjtë, të zhvillojmë empatinë e tyre për ta, gjë që është një proces me përfitim të dyanshëm."
Si pjesë e qendrës ditore, Milena shpreson të krijojë një ndërmarrje sociale në të cilën mund të punojnë njerëzit gjendja e të cilëve u lejon të punojnë. Ata shpresojnë të gjejnë mentorë për t'i ndihmuar të realizojnë potencialin e tyre në fusha të tjera jashtë qendrës.
Megjithatë, derisa të ndodhë e gjithë kjo, shtëpia e ofruar nga Bashkia e Sofjes për përdorim falas për 10 vjet, ka nevojë për një riparim të madh, për të cilin organizata po mbledh fonde përmes punëtorive të ndryshme dhe iniciativave të tjera. Vullnetarët e një kompanie private i kanë mbështetur me një donacion dhe ndihmë për pastrimin e pronës së braktisur.
Milena shpreson që apeli i tyre për ndihmë do të dëgjohet edhe nga kompani të tjera që do të donin të ndihmonin në riparimin dhe vendosjen e duraluminit, në mënyrë që personat me autizëm të kenë një vend tjetër ku të ndjejnë përkrahje.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..