Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët u evakuuan nga Izraeli me një fluturim të dytë

Foto: BGNES

Avioni qeveritar “Airbus 319” me një grup të dytë shtetasish bullgarë të evakuuar nga Izraeli u ul në aeroportin e Sofjes në orën 03:40 të së hënës me 87 pasagjerë në bord. Ata janë kryesisht turistë dhe pjesëmarrës në një konferencë mjekësore. Avioni u ngrit pak pas orës 01:00  të mëngjesit nga aeroporti Ben Gurion në Tel Aviv dhe u prit në Sofje nga kryetari i parlamentit Rosen Zheljazkov dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel. Të dielën, 92 shtetas bullgarë dhe një kroat u evakuuan nga Izraeli dhe zbarkuan në Sofje.

Ministri i transportit, Georgi Gvozdejkov, bëri të ditur se evakuimet do të vazhdojnë për sa kohë të ketë shtetas bullgarë të gatshëm për t’u larguar nga Izraeli. Ai shtoi se vendet e tjera në BE kanë shprehur dëshirën që Bullgaria të transportojë qytetarët e tyre dhe nëse është e mundur kjo do të bëhet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa sportive "Ti je fituesi" në mbështetje të "fëmijëve diellorë"

Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim bamirësie - në mbështetje të "fëmijëve diellorë". Qëllimi është që shuma e mbledhur nga tarifat e..

botuar më 25-03-08 5.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Paraditen e së shtunës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende kryesisht në Rrafshin e Danubit. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri..

botuar më 25-03-07 7.03.MD

Tre bullgarë të akuzuar në Britani për spiunazh u shpallën fajtorë

Tre shtetas bullgarë u shpallën fajtorë për spiunim për Rusinë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton BGNES. 33-vjeçarja Katrin Ivanova, 30-vjeçarja Vanja Gaberova dhe 39-vjeçari Tihomir Ivançev ishin pjesë e një grupi spiunësh të udhëzuar nga austriaku..

botuar më 25-03-07 5.54.MD