Grigor Dimitrov u kualifikua në fazën e 16-të të turneut Masters në Shangai. Bullgari i renditur nën numrin e 18 eliminoi të renditurin e 13-të Karen Haçanov nga Rusia me 7:6(6) dhe 6:4 pas një orë e 57 minuta lojë. Tenisti bullgar ishte më vendimtar në momentet kyçe, megjithëse ndeshja u ndërpre përkohësisht për shkak të shiut. Dimitrov tani ka katër fitore në katër ndeshje kundër Haçanov.
Në fazën e 16-të në Shangai, Dimitrov mund të përballet me liderin në skemë Karllos Allkaras. Më vonë sot, spanjolli numër dy i botës do të luajë kundër britanikut Daniell Evans.
Dimitrov hum të tria ndeshjet e tij kundër Allkaras deri më tani, ku dy prej tyre u luajtën në vitin 2023. Bullgari luajti gjashtë herë kundër Evans dhe bilanci i tyre është 3 me 3 fitore.
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..