Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Misteri i malit Stranxha dhe pasuritë e tij

Stranxha enigmatike
Foto: strandja.bg

Zhvillimi i turizmit në vendin tonë bëri që shumë bullgarë dhe të huaj të kërkojnë vende të qeta dhe të izoluara për të shpëtuar nga qytetet dhe pushimoret e mbipopulluara. Dhe mali Stranxha, i cili është ende i famshëm si një nga malet më të paeksploruara bullgare, ofron një sërë sfidash për njerëzit me një shpirt aventuresk dhe është vetëm 20 kilometra larg qytetit Burgas.

Në Stranxha ruhet edhe një nga zakonet më të njohura të quajtura nestinarstvo (vallëzim me këmbë të zbathur mbi prush), karakteristikë e disa fshatrave atje. Për banorët vendas, folklori është i veçantë sepse “u jep atyre disa nga dhuratat më bujare - forcë, shëndet, dashuri dhe rehati”, siç thotë këngëtarja popullore Zllatka Stavreva në një intervistë për Radio Bullgarinë.

E ndërsa njohësit e artit folklorik e njohin si “dallëndyshja e bardhë e Stranxhës”, mali mban të gjallë kujtimin e një këngëtareje tjetër legjendare – të paharrueshmes Magda Pushkarova – frymëzim dhe shembull për interpretuesit e sotëm të folklorit të krahinës Stranxha.

Magda Pushkarova

E lindur 103 vjet më parë në qytetin Mallko Tërnovo, në një familje refugjatësh nga Trakia e Edrenesë, që në moshë të re ajo mësoi shumë këngë për heronjtë e Stranxhës Petko dhe Inxhe Vojvoda, për nestinarët... Në vitin 1951 ajo ishte mes këngëtarëve të parë, që u ftuan në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore personalisht nga themeluesi i tij Filip Kutevi. Paralelisht incizoi mbi 100 këngë nga krahina e Stranxhës për fondin e Radios Kombëtare, si dhe shtatë pllaka të gramofonit me këngët e saj. Magda Pushkarova gjithashtu dha shumë koncerte në mbarë Bullgarinë. Para se të largohej nga kjo botë në vitin 2006, këngëtarja jetonte në shtëpinë e saj të lindjes në Mallko Tërnovo, e cila pas vdekjes së saj u shndërrua në Muzeun e këngës së krahinës së malit Stranxha.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: strandja.bg, arkiv personal, Petër Papakoçev





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Rillski është një nga shenjtorët më të dashur dhe më të nderuar bullgarë

Më 19 tetor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e oshënarit të përulur nga mali Rilla dhe mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe mjekëve bullgarë. I quajtur "engjëll tokësor" dhe "banor qiellor" që gjatë jetës së tij, Shën Ivan (Gjoni) i..

botuar më 24-10-19 6.10.PD
Universiteti i Sofjes

30 vjet Ballkanistikë në Universitetin e Sofjes

Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës. Ballkanistika është..

rinovuar më 24-10-15 8.48.MD

14 shtatori – Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit

Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të..

botuar më 24-09-14 8.45.PD