Holanda po kërkon më shumë informacion nga Komisioni Evropian, si dhe një mision për të zbuluar se si zbatohet sundimi i ligjit në Bullgari, përpara se të vendosë nëse do të mbështesë pranimin e Bullgarisë në Shengen, tha për BNR ministri i migracionit të mbretërisë Erik van der Burg.
“Duhet të presim informacione nga Komisioni. Është Komisioni ai që duhet të na japë informacionin e saktë, ka të bëjë me shtetin e së drejtës, më saktë me zbatimin dhe monitorimin e tij. Gjithashtu insistojmë për një mision faktmbledhës. Atëherë mund të marrim një vendim”, tha ministri. Vërejtjes së korrespondentes së BNR në Bruksel, Angelina Piskova, se Komisioni e ka hequr përfundimisht monitorimin mbi Bullgarinë, van der Burg i është përgjigjur se kjo ende nuk e kënaq Hagën dhe ata insistojnë në informacione shtesë.Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..