Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

3 në 1 – kombinimi i detit, malit dhe fshatit është hiti i sezonit 2023

Foto: BGNES

Ku, përveç Bullgarisë, mund të kombinohen banjat e diellit në det me freskinë dhe gjelbërsinë e maleve dhe përfitimet e turizmit rural? Këtë verë, bujtinat dhe hotelet familjare që ofrojnë kombinimin në fjalë 3 në 1  u rezervuan 100%. Pavarësisht rritjes së çmimeve, shumë bullgarë dhe të huaj e zgjodhën këtë mundësi për rekreacion. Kështu ata shmangin kaosin e pushimoreve të mbipopulluara pa u privuar nga plazhi, shëtitjet malore dhe gëzimet e vogla të jetës në fshat. “Dhe kur merret me qira një shtëpi të tërë mysafirësh në një fshat nga dy familje, pushimet mund të jenë edhe më të lira”, thotë Velizar Gocev nga bgvacancia - një platformë kryesore për turizmin rural dhe shtëpitë e miqve në Bullgari. Dhe shton:

Shpesh këto shtëpi ndodhen në vende ku mund të kombinohen disa lloje pushimesh. Kjo falë veçorive natyrore të Bullgarisë. Për shembull, në malin Stranxha, në pjesën jugore të Bullgarisë, në afërsi të qytetit bregdetar Burgas, ka disa fshatra - Fazanovo, Pismenovo, Kosti dhe të tjera, të cilat ndodhen në mes të bjeshkëve malore, por në të njëjtën kohë janë rreth 10 km larg bregut të detit. Nga këto fshatra të vegjël malorë, vendpushimet si Kiten dhe Primorsko mund të arrihen për jo më shumë se 10 minuta me makinë. Jeni në fshat dhe nëse shikoni përreth, ka male gjithandej dhe nëse vozitni, në një kohë të shkurtër jeni në plazhin më të afërt.”

Shumica e akomodimeve në këto fshatra ofrojnë kushte ideale për pushime. Ndër komoditetet janë një tarracë me pamje nga mali, një oborr me kafshë ferme, një kopsht perimesh ose një kënd për fëmijë, një kuzhinë më vete, kondicioner, WiFi falas. Disa nga shtëpitë fshatare kanë edhe një pishinë dhe një restorant ose nikoqirët mund t’ju gatuajnë diçka sipas recetave tradicionale.

“Kështu është edhe në veri - thotë Velizar Gocev. - Midis vendpushimeve Allbena dhe Ballçik u formua një zonë vile, e cila quhet “Peshku i Artë”. Rreth saj ka disa fshatra si Rogaçevo, Gjeneral Kantarxhievo e të tjera. Aty ofrohen të njëjtat mundësi, me përjashtim të mungesës së malit, por jeni në fshat dhe në të njëjtën kohë jeni në det, i cili është pak minuta larg.”

Në 10 vitet e fundit, vendbanime të vogla të vendosura në një distancë prej 10-20 km nga bregu i detit gëzojnë një fluks të madh turistësh, thekson Velizar Gocev dhe shton:

“Për këtë qëllim nga njëra anë u shfrytëzuan mjete nga programet e BE-së, nga ana tjetër u investuan mjete personale. Disa njerëz rinovuan shtëpitë e tyre ekzistuese dhe krijuan kushte më të mira, ndërsa të tjerë thjesht ndërtuan shtëpi të reja që plotësojnë 100% kërkesat më moderne në fushën e turizmit. Falë kësaj, gjatë muajve korrik dhe gusht është praktikisht e pamundur të gjeni një vilë të lirë ose një shtëpi afër detit” - tha në përfundim Velizar Gotsev.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plovdiv me një atraksion të ri – një orë antike uji mat kohën në Sahat Tepe

Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv , këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja orë e tillë e vendosur në ambient të hapur në Bullgari, dhe tashmë është atraksioni më i ri..

botuar më 25-10-05 7.10.PD

Uji mineral dhe turizmi – burimi i jetesës në qytetin Devin sot

Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore dhe..

botuar më 25-09-30 7.15.PD

Përtej reve – shkëmbinj dhe balona sërish në një kërcim magjik mbi Bellogradçikun

Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..

botuar më 25-09-27 9.10.PD