Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Ambasadës së Bullgarisë në Tel Aviv, arriti të sigurojë 57 vende për shtetasit bullgarë në një fluturim të një kompanie ajrore private për datën 11.10.2023. Ndër qytetarët që janë nxjerrë me sukses nga vendi janë 29 turistë, familje me fëmijët e tyre dhe njerëz që gjendeshin në zona veçanërisht të rrezikshme, raste humanitare.
Nëse situata e sigurisë e lejon, mbetet mundësia për të udhëtuar Tel Aviv - Sofje me fluturime të rregullta të Bulgaria Air dhe El Al, si dhe në linjën e trageteve Haifa - Larnaka (Qipro), njofton Ministria jonë e Jashtme.
Me zbatimin e mundësive të përmendura do të ndihmohen praktikisht të gjithë shtetasit bullgarë që kanë aplikuar për qëndrim afatshkurtër në Izrael, si dhe disa raste humanitare.
Ky është fluturimi i tretë për evakuimin e bullgarëve nga Tel Avivi."Një grup qytetarësh bullgarë është evakuuar me sukses nga territori izraelit nga Ministria e Punëve të Jashtme, me ndihmën e ambasadës sonë në Tel Aviv. Duke pasur parasysh sigurinë e udhëtarëve, do të jepet një informacion më i plotë për..
Inovacioni mund të bëhet një nxitës i madh për tërheqjen dhe mbajtjen e të rinjve në zonat rurale. Kjo u deklarua nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov në takimin informal të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin në Varshavë,..
Bullgaria plotëson kërkesat për anëtarësim në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në fushën e arsimit. Në raportin e paraqitur, Komiteti për Politikë Arsimore i OECD-së nënvizon se Bullgaria i përmbush kërkesat në fushën e..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen..
Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe pret një konsensus në takimin e sotëm në Luksemburg për hyrjen e Bullgarisë në еurozonë, njoftoi korrespondentja..