Nga raportimet e shërbimeve rezulton se aktualisht nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të vendit. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një konferencë pas takimit konsultativ të mbajtur me iniciativë të tij lidhur me rreziqet dhe kërcënimet për sigurinë kombëtare si rezultat i konflikteve aktuale dhe masat për minimizimin e tyre.
Në takim u raportua se qeveria ka reaguar në mënyrë adekuate dhe në kohë për evakuimin e qytetarëve bullgarë nga Izraeli.
“Ka një tendencë për përkeqësimin e mjedisit të sigurisë si pasojë e veprimeve ushtarake në Izrael, luftës së vazhdueshme në Ukrainë, krizave në Siri dhe Kaukazin e Jugut, tensionit në rritje në Ballkanin Perëndimor, të cilat e vendosin vendin tonë para sfidave të reja. Përshkallëzimi i konfliktit të armatosur midis Hamasit dhe Izraelit dhe përfshirja e pjesëmarrësve të rinj rrit rrezikun e flukseve migratore në vendin tonë me infiltrimin e mundshëm të anëtarëve të organizatave terroriste", vuri në dukje presidenti.
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..