Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Para votimit të mosbesimit, kryeministri bëri me dije se institucionet duhet të punojnë së bashku

Nikollaj Denkov
Foto: БТА

Kur ka detyra të rëndësishme për t'u zgjidhur, institucionet duhet të jenë bashkë, tha kryeministri Nikollaj Denkov pas takimit konsultativ të iniciuar nga presidenti Rumen Radev për rreziqet dhe kërcënimet për sigurinë kombëtare. Bullgaria duhet të zgjidhë çështje të rëndësishme dhe tre institucionet kryesore - qeveria, parlamenti dhe presidenca, duhet të jenë së bashku në formulimin dhe zbatimin e vendimeve, tha Denkov.

Në takim u bë e qartë se qeveria ka përfunduar një pjesë të madhe të detyrave lidhur me problemet urgjente - krizën e emigrantëve dhe evakuimin e bullgarëve nga Izraeli. Krizat nuk filluan me atë që po ndodh në Izrael. Kemi më shumë se një vit e gjysmë kriza për shkak të luftës në Ukrainë, shtoi Denkov dhe theksoi se tashmë janë mbajtur dy mbledhje të Këshillit të Sigurimit të qeverisë, në të cilat kanë marrë pjesë përfaqësues të institucionit presidencial.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Trend": 41% e bullgarëve thonë se kanë vështirësi në aksesin ndaj ushqimit cilësor

Vetëm 6% e bullgarëve bëjnë një stil jetese plotësisht të shëndetshëm. Kjo tregohet nga një studim sociologjik mbi zakonet shëndetësore të bullgarëve nga qendra kërkimore "Trend" e porositur nga kompania “Health Metrics”. 42% e të anketuarve kanë..

botuar më 25-06-14 2.50.MD

Sofia Pride 2025 - me një procesion dhe një koncert

Edicioni i tetëmbëdhjetë i Sofia Pride do të mbahet sot, 14 qershor, në kryeqytet nën sloganin "Ne jemi njerëz, jo propagandë". Me të, organizatorët duan të kujtojnë se pas çdo historie, identiteti dhe kauze ka njerëz të vërtetë - me ndjenjat e tyre,..

botuar më 25-06-14 5.55.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 17°C. Në Sofje do të jenë 10°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht me diell. Mbi Bullgarinë Lindore vranësirat do të jenë të dendura dhe pasdite, në disa zona, do të ketë reshje..

botuar më 25-06-13 7.35.MD