Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punonjësit e energjetikës shpallën përfundimin e bllokadës së rrugëve

Protestë në mbështetje të energjetikëve në Sofje
Foto: BTA

14 ditë pas fillimit të bllokadës së autostradës “Trakia” dhe Qafës së Republikës, minatorët dhe energjetikët i dhanë fund protestës së tyre, megjithëse nuk e realizuan kërkesën e tyre, konkretisht planet territoriale për rajonet e qymyrit në lidhje me tranzicionin e gjelbër të tërhiqen nga institucionet evropiane. Protestuesit falënderuan të gjithë ata që i mbështetën, hoqën çadrat dhe hapën rrugën. Qarkullimi i automjeteve do të rikthehet brenda pak orësh pas kontrolleve të nevojshme rrugore nga organet ligjzbatuese.
Dita e sotme, në të cilën u mbajtën debatet në parlament për votën e ardhshme të mosbesimit ndaj kabinetit të Nikollaj Denkov për shkak të “dështimit të qeverisë” në sektorin energjetik, u shpall nga minatorët dhe punëtorët e energjisë nga termocentralet si ditë proteste kombëtare. Në mbështetje të tyre dolën qindra qytetarë në vendbanime të ndryshme të vendit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fari i Shabllës

Fari i Shabllës hap dyert për vizitorët

Dita e Hapur e Farit të Shabllës do të zhvillohet sot, 25 korrik, njoftoi Bashkia e Shabllës. Vizitorët do të jenë në gjendje të shohin farin më të vjetër funksional në bregdetin bullgar të Detit të Zi - të hyjnë në ndërtesën historike, të mësojnë..

botuar më 25-07-25 5.50.PD

Parashikimi i motit për 25 korrikun

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 25°. Në Sofje do të jetë 20°. Gjatë ditës do të jetë përsëri me diell dhe vapë. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 36 dhe 41°, për..

botuar më 25-07-24 7.20.MD

Një kontingjent ushtarak bullgar u kthye nga misioni i NATO-s në Kosovë

Një kontingjent bullgar nga Forca e Stabilizimit të NATO-s në Kosovë u prit me një ceremoni solemne në Bllagoevgrad, raportoi BTA. Në fjalën e tij të mirëseardhjes, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov përgëzoi ushtarakët për përfundimin me..

botuar më 25-07-24 4.25.MD