Për të pestin vit radhazi, sot do të zhvillohet ngjitja me shpejtësi të lartë në rajonin Kopitoto të malit Vitosha. Këtë vit, kalimi përgjatë rrugës së preferuar malore në Vitosha të alpinistit më të suksesshëm bullgar, Bojan Petrov, i kushtohet malit Manaslu (8163 metra). Ngjarja ka natyrë konkurruese dhe do të fillojë nga Knjazhevo nga ora 9:00 deri në 12:00. Koha do të llogaritet nga një çip i posaçëm, i vendosur në kurrizin e pjesëmarrësve. Finalja është në Kullën e Kopitoto.
Bojan Petrov është një zoolog, ekolog, speleolog dhe alpinist bullgar i cili ka punuar në Muzeun Kombëtar të Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të Shkencave në Sofje. Ai ngjiti 10 maja të larta mbi 8 mijë metra pa përdorur oksigjen dhe pa ndihmën e sherpëve /popullsi vendase në Nepal të Himalajës/. U zhduk në fillim të majit 2018 teksa po përpiqej të ngjitej majën tetëmijëshe Shisha Pangma.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..