500 ndërtesa me vlerë bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore të Bullgarisë. Afro 40% e tyre janë propozime të reja për t'u përfshirë në Listën e Vlerave të Paluajtshme Kulturore, tregon një fazë e Programit Territorial të Institutit Kombëtar për Trashëgiminë Kulturore të Paluajtshme, mbajtur në Plovdiv, Nesebërin e Vjetër, qytetin Banja dhe fshatrat Svezhen dhe Skorcite.
Qindra ndërtesa të gjysmës së parë të shekullit të 20-të me cilësi të vlefshme ende nuk janë studiuar. Lista e pasurive të paluajtshme kulturore nuk është përditësuar për më shumë se 30 vjet. Për momentin në të ndodhen afro 40 mijë objekte, por të dhënat për statusin e tyre nuk janë të përditësuara. Një nga konkluzionet e ekspertëve të programit është se mungojnë koncepte të tërësishme për mbrojtjen e vlerave kulturore në territorin e bashkive.Përdorimi i formave të respektit që tregojnë fillimin, zhvillimin dhe përfundimin e komunikimit tek bullgarët e Shqipërisë janë objekt analize në punën e Dr. Miranda Bello, lektore e gjuhës bullgare në Universitetin e Tiranës. Ajo e mblodhi..
Vitet e fundit është forcuar bashkëpunimi mes kinemasë bullgare dhe asaj shqiptare. Prodhimet shqiptare gjithnjë e më shumë po gjejnë vend në festivalet bullgare dhe anasjelltas. Kjo tregon ndërveprimin artistik në rritje mes dy vendeve tona, i cili..
Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti..