Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i bozës në Radomir e rikthen qytetin drejt zanatit të vjetër

Foto: BGNES

Boza e mirë duhet të jetë shumë e trashë dhe shija e grurit të ndihet qartë, thonë mjeshtrit. Si bëhet boza sipas një recete tradicionale të Radomirit – ja çfarë do të shohin mysafirët e qytetit të Radomirit në festën shumëngjyrëshe kushtuar pijes së grurit. Ajo zhvillohet më 14 tetor me titullin “Me bozë, gatime e këngë”.

Në fillim të shekullit të kaluar, Radomiri ishte qendra e prodhimit të bozës dhe fama e bozës së Radomirit u përhap në mbarë vendin. Banorët e qytetit e mësuan zanatin nga shqiptarët, për të cilët thuhet se janë mjeshtrit më të mirë të pijes së ëmbël në Ballkan.

E këtë vit për festën po hap dyert punishtja ku bëhet boza e famshme e shqiptarit Ali Serbez, themelues i prodhimit dhe tregtimit të bozës në qytet. Nga kjo do të marrë jetë edhe pazari i vjetër i qytetit, ku zonjat e sofistikuara me çadra dielli dhe freskuese dore, së bashku me zotërinjtë e tyre, do të pinë nga një bozë, do të blejnë produkte shtëpiake dhe do të rikrijojnë kështu atmosferën e pazarit të fillimit të shekullit të kaluar. Krahas bozës do të ketë edhe demonstrime për përgatitjen e bakllavasë. Përveç kësaj, ekspozita muzeale në "Stojova Kështa" jep mundësinë për të prekur enët dhe objektet e lashta që lidhen me zanatin e prodhimit të bozës.

Në Radomir ndodhet edhe monumenti i vetëm në botë i bozaxhiut, i cili i ngjason brezave të mjeshtrit vendas Baj Ilija. Ndërsa receta për bozën unike të Radomirit tingëllon e thjeshtë: "ajo bëhet nga meli, nëse nuk s kemi në dispozicion - nga mielli i elbit ose thekrës. Piqet, zihet për 3 orë në ujë, vendoset në një koritë prej pishe, shtohet brumë, lihet për 8 orë dhe ndodh mrekullia”.

Foto: BGNES

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse është e rëndësishme që çdo vajzë që ka qenë Lazare të marrë pjesë edhe në ritualin e quajtur "kumiçenje" për Ditën e Dafinave (Cvetnica)

Në traditën popullore bullgare, E Diela e Dafinave (Cvetnica) dhe Dita e Llazarit (Llazarovden) janë festa të ndërlidhura. Që nga Dita e Llazarit, vajzat përgatiten për ritualin e quajtur "kumiçenje", i cili zhvillohet në mëngjesin e Ditës së..

botuar më 25-04-13 7.15.PD

Dita e Llazarit nuk mund të kalojë pa ritualin “llazaruvane” – simbol i "lulëzimit" të vajzave

Dita e Llazarit festohet nga bullgarët ortodoksë të shtunën para Ditës së Dafinave (Cvetnica). Rituali kryesor quhet llazaruvane – një zakon i llojit dashuror dhe martesor. Në të marrin pjesë vajza mbi 16 vjeç, të quajtura llazarki. Ato shëtisin nëpër..

botuar më 25-04-12 8.30.PD

Dita e Shën Llazarit në Trjavna

Qyteti i Rilindjes Trjavna feston Ditën e Shën Llazarit , e cila festohet tradicionalisht përpara së Dielës së Dafinave (Cvetnica) .  Zakoni bullgar i lidhur me dashurinë dhe martesën do të rikrijohet këtë të shtunë, më 12 prill, me..

botuar më 25-04-11 3.55.MD