Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 17 tetorin

Të martën do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në jug

Foto: BGNES

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në jug, më të konsiderueshme në jugperëndim. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri në 19°, në kryeqytet – 14°.

Në Detin e Zi do të mbajë vranësira, por pa reshje. Temperaturat e ajrit do të lëvizin 17-19°. Uji i detit është 20-21°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në male do të mbajë mot me vranësira. Në masivët jugperëndimor do të ketë reshje më aktive shiu. Mbi 1800 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë prej bore. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 7°, në 2000 m deri në 2°.

Ditën e mërkurë do të mbajë vranësira, temperaturat do të rriten, do të ketë reshje shiu mbi rajonin Rilla-Rodope.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD