Bullgaria ka të drejtë të vendosë një taksë për importin dhe transitin e gazit rus, tha në Tiranë të Shqipërisë kryeministri Nikollaj Denkov. Parlamenti bullgar vendosi një tarifë prej 10 euro për një megavat orë, ose afërsisht për 100 metra kub gaz natyror rus që kalon nëpër vend. Vendimi hyri në fuqi nga 13 tetori.
Pavarësisht sanksioneve kundër Rusisë, “disa vende u lejuan të importonin gaz rus sepse nuk kishin mundësi të tjera. Të tilla janë Hungaria dhe Serbia. Por tashmë ka ndërlidhës, kështu që ka alternativa dhe gazi rus nuk duhet të gëzojë ndonjë preferencë të veçantë”, shtoi Denkov.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të bisedojë me homologun e tij bullgar, Rumen Radev, për shkak të rritjes së tarifave për transitin e gazit natyror rus, shkruan faqja serbe “Politika”.
Kryeministri Nikollaj Denkov u nis për në Shqipërinë për të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive në kuadër të procesit të Berlinit. Procesi u krijua me synimin për të mbështetur thellimin e integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke i afruar ato me vlerat dhe standardet socio-ekonomike të BE-së.Udhëheqësit e GERB dhe "DPS - Fillim i Ri" Bojko Borisov dhe Deljan Peevski kërkuan mbylljen e menjëhershme të Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Transportit Rrugor". Kërkesa u paraqit pas skandalit me punonjësit e agjencisë të cilët kërkuan ryshfete..
63 kompani bullgare do të marrin ndihmë financiare sipas procedurës "Mbështetje për përmirësimin e sigurisë kibernetike në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Republikën e Bullgarisë", njoftoi Ministria e Qeverisjes Elektronike. Financimi do të jetë..
Partia “Ka një popull të tillë” (ITN), pjesë e koalicionit qeverisës, kërkoi me një deklaratë në parlament që qeveria të ndërmarrë masa konkrete për integrimin real të refugjatëve ukrainas në vend. Partia kërkon që policia të përforcojë kontrollin..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..
Një enë balte dhe një kovë druri nga fshati Momçillovci janë pjesë e ekspozitës në Muzeun e Kosit, i cili u hap së fundmi në Shangai, bëri të ditur për..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë..