Kryeministri Nikollaj Denkov deklaroi se kabineti ka një program menaxhimi deri në fund të vitit 2024. Në forumin "Takimi i biznesit me qeverinë", Denkov theksoi se po punohet për fillimin e reformave të prapambetura në drejtësi, administratë dhe arsim. Qëllime të tjera të Bullgarisë janë anëtarësimi në Shengen dhe në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Modernizimi i ekonomisë bullgare është prioriteti i tretë i theksuar nga Denkov.
“Duhet të rrisim besimin ndërkombëtar, sepse investitorët janë të interesuar për këtë! Duhet të stabilizojmë sistemin politik, sepse të gjithë investitorët po thonë se është problem për ta nëse nuk ka stabilitet politik”, shpjegoi kryeministri. Ai theksoi se vendimet e partive të shumicës parlamentare që qëndrojnë pas kabinetit duhet të merren me konsensus për të qenë të qëndrueshme në kohë.Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..