Më 18 tetor të krishterët ortodoksë nderojnë dëshmoren e madhe të Shenjtë Zllata Mëglenska. Ajo jetoi gjatë sundimit osman në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII-të dhe u flijua për besimin në Krishtin.
Zllata Mëglenska lindi në një familje të varfër bullgare në fshatin Sllatino të Eparkisë Maglenska - sot në kufijtë e Greqisë. Ajo ishte e bukur, por e përulur, e famshme për devotshmërinë dhe zemrën e saj të pastër. Një ditë një djalosh turk e rrëmbeu atë, duke kërkuar që ajo të hiqte dorë nga besimi i saj, të pranonte islamin dhe të martohej me të. Megjithatë, vajza qëndroi e patundur, edhe kur familja e saj u kërcënua me vdekje.
Zllata Mëglenska u torturua për një kohë të gjatë. Më në fund e varën dhe e prenë trupin në copa. Me një shpirt të pastruar në vuajtje, ajo u paraqit para Zotit më 18 tetor të vitit 1795.
Shën Zllata Mëglenska u shpall martire e madhe dhe nderohet në mbarë botën ortodokse.
Me ide të historianit prof. Pllamen Pavllov, që nga viti 2009 Shën Zllata Mëglenska u caktua mbrojtësja qiellore e bullgarëve jashtë vendit. Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit vendosi në emër të saj një çmim për gruan bullgare të vitit, i cili ndahet për bashkatdhetaret që kanë kontribuar në ruajtjen dhe zhvillimin e vetëdijes kombëtare dhe identitetit kulturor të komuniteteve tona në mbarë botën.
Përpilues: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bg.wikipedia.org, kmeta.bg
Sot shënohet 88 vjetori i lindjes së këngëtares sonë të madhe të folklorit Nadka Karaxhova. E lindur më 14 mars 1937 në fshatin e atëhershëm Trivodici të rrethit të Pazarxhikut (sot - rajoni i Plovdivit), ajo është pasardhëse e një familjeje të vjetër..
Dita e Shën Theodhorit është një festë e rëndësishme bullgare, e cila shënohet të shtunën pas të Dielës së të Lidhurve të Djathit . Kjo është një festë e lëvizshme dhe këtë vit bie më 8 Mars. Sipas besimeve popullore, Shën Theodhori luan një rol..
Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor. Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i..