Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus":

A do ta kapërcejmë segregacionin e fëmijëve romë në shkolla - hapat legjislativë dhe lufta kundër stereotipave

Foto: arkiv

"Pa segregacion: arsim i mirë për të gjithë fëmijët romë" - ky mesazh u drejtua fuqishëm nga Parlamenti Evropian dhe u bë thirrje vendeve anëtare të BE-së të përgatisin strategji për eliminimin e segregacionit, metoda gjithëpërfshirëse të arsimit dhe të tregojnë garanci për akses të plotë në arsim. Në rezolutë madje kërkohet pezullimi i fondeve evropiane nëse nuk ka rezultate për të kapërcyer proceset shqetësuese të izolimit të fëmijëve me origjinë rome në shkolla të veçanta. Parlamenti Evropian dënon faktin se shkollat ​​ku mësojnë fëmijët romë shpesh kanë kapacitete të pamjaftueshme dhe ulet cilësia e arsimit. Komisionerja Evropiane për Kohezionin dhe Reformat Elisa Ferreira vuri në dukje:

"Për sa i përket segregacionit arsimor, situata është përkeqësuar vitet e fundit. Komisioni Evropian dënon fuqishëm të gjitha llojet dhe format e diskriminimit, racizmit dhe ksenofobisë, duke përfshirë ndjenjat anti-rome. Ne jemi të përkushtuar për të çrrënjosur segregacionin dhe për të luftuar diskriminimin dhe përjashtimin. Kuadri strategjik i Bashkimit Evropian për Romët për periudhën 2020-2030 i vendos vetes synimin kryesor për rritjen e aksesit efektiv të barabartë në arsim cilësor dhe në masë. Ky synim lidhet me reduktimin e përqindjes së fëmijëve romë që ndjekin shkolla të veçuara me të paktën gjysmën deri në vitin 2030. "

Këtë vit, Komisioni Evropian njoftoi se do të padiste Sllovakinë për dështimin e saj për të trajtuar ndarjen e fëmijëve romë në shkolla. Bullgarisë nuk i përket një mase e tillë, por ajo përballet me probleme serioze në tejkalimin e segregacionit të fëmijëve romë. Ligji për arsimin parashkollor dhe shkollor ndalon klasat e segreguara në shkollat ​​etnikisht të përziera dhe grupet e segreguara në kopshte, por ligjvënësi nuk pranoi kërkesat e sektorit joqeveritar rom për ndalimin e shkollave ​​të segreguara në qytetet me më shumë se një shkollë dhe një popullsi etnikisht të përzier. Në këtë fazë, fotografia jonë tregon se gati në gjysmën e shkollave janë të përqendruara grupe të prekshme, tha para Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ Dejan Kolev - Kryetar i Qendrës për Dialog Ndër-Etnik dhe Tolerancë "Amalipe" - organizata udhëheqëse rome që punon për integrimin e barabartë të romëve në shoqërinë bullgare:

Dejan Kolev

Të dhënat tona të fundit janë për 162 shkolla të segreguara, 120 prej të cilave janë praktikisht 100% të segreguara dhe pjesa tjetër janë në proces segregimi. Kjo është një pamje shumë alarmante, sepse 20 vjet më parë, kur filloi përpjekja e sektorit civil dhe Ministrisë së Arsimit për desegregimin, atëherë harta e shkollave të segreguara përfshinte rreth 60 shkolla të tilla, tani ka të paktën tre herë më shumë. Arsyet janë kryesisht dy: njëra, e cila në praktikë nuk ka ndryshuar, është fakti se në shumë lagje rome ka shkolla të cilat frekuentohen vetëm nga fëmijët romë. Kjo pamje nuk ka ndryshuar vitet e fundit. Megjithatë ka një drejtim pozitiv që numri i fëmijëve në këto shkolla po zvogëlohet gradualisht, pasi gjithnjë e më shumë prindër romë preferojnë, edhe pse jetojnë në lagje të segreguara, t'i regjistrojnë fëmijët jashtë tyre. Arsyeja tjetër e rëndësishme që rrit numrin e shkollave të segreguara është fakti se kur në shkolla fëmijët romë fillojnë të kalojnë 20-25%, prindërit bullgarë i tërheqin fëmijët nga këto shkolla dhe ato gradualisht bëhen të segreguara.

Gjashtë vjet më parë, Bullgaria përgatiti një mekanizëm ndërinstitucional që bashkoi autoritetet shtetërore dhe bashkiake në punën e përfshirjes dhe mbajtjes së nxënësve në sistemin arsimor parashkollor dhe shkollor. Krasimir Vëllçev, në cilësinë e ministrit të atëhershëm të arsimit, dhe tani kryetar i Komisionit për Arsim dhe Shkencë në Kuvendin Popullor, në një intervistë për BNR-në raportoi hapat pozitivë, por edhe një sërë pengesash në zbatimin e Mekanizmit.

Krasimir Vëllçev

Fatkeqësisht, kemi një problem të madh me fëmijët e familjeve që nuk kanë qëndrim pozitiv ndaj arsimit. Këta janë kryesisht fëmijë të etnisë rome, por jo vetëm. Pasi e krijuam mekanizmin, mund të them se arritëm rezultate në aspektin e regjistrimit, por detyra shumë më e vështirë ishte që fëmijët të shkonin në shkollë çdo ditë. Fatkeqësisht, pandemia Covid 19 i zbehu disi këto përpjekje. Ndaj i bëjmë thirrje ministrisë dhe të gjitha institucioneve që ta bëjnë sërish. Një hap i mirë ishte që shteti siguroi punë për 1100 mësues ndërmjetës. Ata bënë punë shumë të vlershme gjatë pandemisë së Covid-it, por jo vetëm - këta janë njerëz nga komunitetet rome që shkojnë dhe i motivojnë fëmijët të frekuentojnë shkollën. Raporti i Unicef-it dhe Trustit për alternativë sociale, që doli 2 vite më parë, tregoi se në 10-15 vitet e fundit ka pasur procese modernizimi në komunitetet rome. Ato janë të pamjaftueshme, të vonuara, të pabarabarta, diku më shumë, diku më pak, por janë fakt. Në sajë të tyre një përqindje shumë më e madhe e romëve tashmë janë duke punuar në krahasim me 15 vjet më parë. Ata po bëjnë pjesë të modeleve thjesht ekonomike të jetës dhe dëshirojnë që fëmijët e tyre të mësojnë, të jetojnë mirë përmes arsimimit. Sipas modeleve të vjetra prindërit kanë më shumë fëmijë, që të kujdesen përfamiljen, por nga ana e prindërve nuk ka kujdes dhe përgjegjësi të mjaftueshme ndaj edukimit dhe të ardhmes së fëmijës. Prandaj roli i sistemit arsimor është kyç. Vitet e fundit, sistemi ynë është bërë më përfshirës, ​​por, për fat të keq, është bërë edhe më shtytës. Çfarë do të thotë kjo – se kemi më shumë nxënës në klasat më të larta që janë shtyrë pa i zotëruar kompetencat minimale. Në asnjë rrethanë nuk duhet t'i hedhim fëmijët jashtë sistemit arsimor.

Z. Vëllçev, çfarë ndodhi me politikat për desegregimin e fëmijëve romë, si i vlerësoni përpjekjet e vendit tonë?

Problemi i madh është në fakt segregacioni. Ka vite që ai ekziston, por po bëhet gjithnjë e më e dhimbshme sepse është shtuar numri i fëmijëve me origjinë rome. Kemi fakte, analiza dhe prova të padiskutueshme që fëmijët që studiojnë në shkolla të segreguara e kanë shumë më të vështirë të integrohen në aspektin arsimor, është shumë më vështirë të arrijnë rezultatet minimale arsimore. Në të njëjtën kohë, kur fëmijët mësojnë në një shkollë me fëmijë të tjerë që janë më të motivuar për të mësuar, vetë mjedisi i tërheq, ata integrohen më lehtë. Prandaj, politika e desegregacionit është e padiskutueshme, por kjo politikë si avantazhe, ashtu dhe disa kufizime. Për të bërë desegregimin, ju duhet të transportoni disa fëmijë nga një vend në tjetrin, të kufizoni aksesin e tyre në shkollën më të afërt. Kjo është e mundur në qytete, ku ka më shumë shkolla, por nuk është e mundur në një numër të madh fshatrash ku fëmijët me origjinë rome janë shumica lokale. Dhe në thelb, aksesi më i mirë është në shkollën më të afërt.

Z. Vëllçev, çfarë ndryshimesh shtesë legjislative janë të nevojshme për të kapërcyer segregacionin e fëmijëve romë në shkolla?

Planifikojmë të bëjmë disa plotësime në ligjin për arsimin parashkollor dhe shkollor, sepse për momentin parashikohet vetëm çndarja e klasave, d.m.th. fëmijët me origjinë rome nuk duhet të ndahen në një klasë, por vullneti i ligjvënësit nuk shkoi aq larg sa të rregullonte desegregimin mes shkollave. Gjëja kryesore është të fillojmë të kufizojmë pranimet në shkolla të segreguara. Është shumë e rëndësishme që këta fëmijë të shpërndahen në atë mënyrë që të mos lejohet të kalohet një përqindje e caktuar, për shembull 5-7%. E dyta, duhet të sigurohet transporti, por para kësaj duhet të bëhet skema e transportit, në varësi të shkollave ku do të drejtohen fëmijët. Dhe pas kësaj, nëse nevojitet mbështetje shtesë për këta fëmijë, ajo duhet të sigurohet. Ndonjëherë do të jetë e nevojshme të caktohet një mësues ndërmjetës i cili të shoqërojë fëmijët e vegjël, të sigurojë fonde shtesë dhe të zbatojë një politikë desegregimi me idenë e arritjes së integrimit arsimor."

Prindërit e fëmijëve romë janë ende të ndarë nëse fëmijët e tyre duhet të studiojnë në shkolla të segreguara. Një sondazh në lagjen rome të kryeqytetit "Hristo Botev" përshkruan qëndrimet kryesore midis prindërve:

Këtu është më qetë, është para shtëpive tona, por nuk e vënë theksin sa duhet në arsim, kjo më shqetëson. Nuk shqetësohem ta dërgoj fëmijën në shkollë jashtë lagjes, sepse kam studiuar në një shkollë me bullgarë dhe nuk kam pasur asnjë problem”, thotë një nga nënat e një fëmije 8-vjeçar.

Por, sipas një nëne tjetër, kjo është e pamundur: “Fëmijët tanë nuk mund të studiojnë në shkolla të tjera ku mund të përzihen romët dhe bullgarët, fëmijët tanë thjesht nuk kanë shans. Kështu është në të gjitha shkollat, kështu është edhe në kopshte. Ka shumë diskriminim.”

Një baba shton: “Gjithmonë kështu është, këtu në teknikumin e lagjes “Reduta” studiojnë fëmijë nga lagja jonë. Atje ata janë tre ose katër, por janë të izoluar, ka diskriminim. Kështu do të jetë, cigani ka qenë gjithmonë qen dhe kështu do të mbetet”.

Që të ndryshohet ky qendrim tek komuniteti rom në vendin tonë, duhet shumë përpjekje, theksoi Dejan Kolev nga “Amalipe” dhe nënvizoi hapat drejt thyerjes së stereotipeve në vendin tonë dhe tejkalimit të segregacionit të fëmijëve romë në shkolla:

Duhet të mbështetet procesi cilësor arsimor dhe puna me prindërit. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se është e rëndësishme të punohet si me prindërit bullgarë, ashtu dhe me ata romë. Me prindërit romë – që të mos kenë frikë, të jenë të sigurt që fëmijët e tyre do të jenë në një vend të mirë, me familjet bullgare – që të pranohet ky proces dhe të shmanget segregacioni dytësor. Dhe sigurisht që duhet bërë shumë punë edhe me mësuesit. Shumë prej tyre kanë stereotipe, paragjykime se fëmijët romë nuk e përballojnë dot procesin arsimor, se duhet të ketë standarde më të ulëta për ta. Është shumë e rëndësishme të futet edukimi ndërkulturor në shkollë, i cili do të formojë tolerancë midis të gjithë fëmijëve dhe prindërve. Kur t'i mbulojmë të gjitha këto grupe - si mësuesit, ashtu edhe prindërit, jam i sigurt se hap pas hapi gjërat do të funksionojnë."

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: arkiv, BGNES

Ky material është përgatitur në kuadër të rrjetit radio evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD