Pas akteve terroriste të “Hamasit” kundër Izraelit dhe operacionit ushtarak që po përgatitet, nuk presim një rritje të valës së refugjatëve së fundmi nga ky rajon, tha ministri i mbrojtjes Todor Tagarev. Ai shtoi se për momentin detyra kryesore është e shërbimeve dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat po monitorojnë situatën. “Ne jemi të gatshëm, në se rreziku rritet, të ofrojmë më shumë forca dhe mjete për të mbrojtur kufirin”, theksoi ai.
Lidhur me informacionet se avionët luftarakë rusë do të fluturojnë mbi Detin e Zi, TodorTagarev tha se ky është një mesazh i ri provokues nga Kremlini, por nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë. “Gjatë disa viteve të fundit, avionët rusë kanë fluturuar rregullisht në këtë hapësirë që të angazhojnë forcat mbrojtjese ajrore të NATO-s. Nuk ka dallim të madh me situatën aktuale”, komentoi ministri.Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..