Në korrik, ariu Nikolla u shpëtua në një aksion të përbashkët të ekipit të shpëtimit të arinjve të WWF, të zyrtarëvepyjorë nga institucionet shtetërore dhe të organizatës joqeveritare “Katër putrat”.
Nikolla kaloi disa kohë në Parkun e Arinjve në Belica, pas së cilës u transportua në qendrën speciale të rehabilitimit të arinjve të murrmë “Arkturos” në Greqi. Kafsha është aktualisht atje për të forcuar dhe fituar aftësi për të mbijetuar në kushtet e egra të natyrës. Thënë me pak fjalë - të mësohet të bëhet një ari i vërtetë. Me kalimin e kohës, kur të jetë gati, ai do të jetë në gjendje të kthehet në natyrën e egër – shtëpinë e tij.
Veprime të suksesshme si ai për shpëtimin e ariut Nikolla janë të mundshme vetëm me pjesëmarrjen e njerëzve që nuk ua kthejnë shpinën kafshëve të egra në telashe, por sinqerisht dëshirojnë t'i ndihmojnë. Ndaj këto ditë WWF Bullgaria na bën thirrje edhe një herë që të mbështesim me donacione fushatën e tyre “Bëhu mbrojtës i ariut”. 3 vjet më parë, organizata filloi një program për mbrojtjen e arinjve dhe parandalimin e konfliktit të tyre me njerëzit. Deri tani, 2000 bullgarë i janë përgjigjur thirrjes për ndihmë dhe kanë mbështetur krijimin e Skuadrës së Shpëtimit të Arinjve. Ai tashmë është në terren dhe punon.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..