Nuk ka asnjë arsye të mirë se pse pranimi i Bullgarisë në Shengen nuk duhet të jetë një fakt deri në fund të vitit, tha Ministri i Brendshëm Kalin Stojanov gjatë Këshillit të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme në Luksemburg. Ai iu referua raportit të publikuar të Komisionit Evropian se Bullgaria dhe Rumania kanë bërë përparim të rëndësishëm në futjen e procedurave të shpejta për dhënien e azilit dhe kthimin e emigrantëve që kanë mbërritur ilegalisht në BE. Stojanov theksoi se javën e ardhshme kryeministri Nikollaj Denkov do të bëjë një vizitë shumë të rëndësishme në Austri për çështjen e Shengenit.
Ministri i Migracionit i Holandës, Eric van der Burg, deklaroi se nuk ka gjasa që Haga të heqë veton për pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen në një të ardhme të afërt. Ai kërkoi përsëri një komision të BE-së që të mbërrijë në Bullgari dhe të japë një vlerësim të pavarur të gatishmërisë së vendit për anëtarësim në zonën Shengen. Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson tha për BNR se është optimiste për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen në dhjetor.Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo, njoftuan organizatorët nga Klubi Sportiv “Brown Team”. Garat - kryesisht për amatorë - do të..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet...
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..
Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është..