Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

E majta zëvendësoi konservatorët në qeverisjen bashkiake të Athinës dhe Selanikut

Harris Dukas

Bashkimi i opozitës nën formulën “të gjithë kundër konservatorëve” çoi në kthesa të papritura në rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Greqi. Konservatorët, të cilët ishin favoritë për Athinën, Selanikun dhe Patrën, nuk morën numrin e kërkuar të votave, transmetoi nga Greqia korrespondentja e BNR Katja Peeva. “Demokracia e Re” humbi në Athinë në mënyrë krejt të papritur, edhe për sociologët. Kryetari i ri i bashkisë, Harris Dukas, i cili është një socialist, arriti të trefishojë votat në mbështetje të tij në vetëm një javë. Në Selanik postin e kryebashkiakut e fitoi socialisti - Stelios Angelludis. Në Patra fitoi kryebashkiaku i deritanishëm Kostas Peletidis - kandidat i komunistëve, i mbështetur nga e gjithë opozita. Sipas analistëve, rezultatet e arritura janë një reagim i votuesve në raport me konservatorët për shkak të dëmshpërblimeve të vonuara për viktimat e zjarreve dhe përmbytjeve në Greqi këtë vit.

BE-ja hap pjesërisht tregun unik për Ballkanin Perëndimor

Integrimi i Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në BE u diskutua në një samit në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Në takim morën pjesë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Udhëheqësit evropianë ofruan të hapin pjesërisht tregun e përbashkët të BE-së për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në këmbim të reformave të thella përpara anëtarësimit të tyre të plotë në organizatë. Von der Leyen njoftoi se bashkimi siguroi tashmë 16 miliardë euro investime në rajon nga 30 miliardë e premtuar. Të gjashtë vendet janë në faza të ndryshme të integrimit të tyre. Negociatat e anëtarësimit ndërmjet BE-së dhe Malit të Zi filluan në vitin 2012 dhe deri më tani u hapën 33 nga 35 kapitujt e negociatave. Negociatat me Serbinë filluan në vitin 2014, me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2022, dhe Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova janë në fazën fillestare të integrimit. Lufta e Rusisë në Ukrainë e ktheu në axhendë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Kroacia ishte vendi i fundit që iu bashkua në vitin 2013.

Dusan Nikeziç për marrëdhëniet Serbi-Kinë: Po shkojmë drejt skllavërisë së borxhit

Miqësia e fortë është një konstante në marrëdhëniet Kinë-Serbi për dekada, por vitet e fundit ne kemi shkuar gjithnjë e më shumë drejt neo-kolonializmit dhe skllavërisë së borxhit. Këtë e paralajmëroi nënkryetari i Partisë opozitare serbe për Liri dhe Drejtësi, Dushan Nikeziç, cituar nga Danas. Sipas tij, Serbia eksporton në Kinë lëndë të para të lira si mineral bakri dhe dru të papërpunuar dhe prej andej importon pajisje të shtrenjta mjekësore, kompjuterike dhe telekomunikuese. Raporti në shkëmbimin tregtar është gjithnjë e më i pabarabartë dhe të kujton marrëdhëniet neo-koloniale, beson Nikeziç. Ai theksoi se 10 vjet më parë Serbia dhe Kina kishin një deficit tregtar të jashtëm prej rreth 1 miliard euro, ndërsa tani ai është 3.7 miliardë. Gjatë vizitës së presidentit Aleksandër Vuçiç në Kinë për Forumin “Një brez, një rrugë”, u nënshkrua Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës. Dy marrëveshje u nënshkruan edhe me kompani kineze për ndërtimin e rreth 300 km infrastrukturë rrugore me vlerë deri në 4 miliardë euro. “Ne do të marrim kredi me kushte të pafavorshme nga Kina për zbatimin e projekteve dhe punëtorët kinezë do të punojnë në to”, komentoi Nikeziç. Sipas tij, qeveria nuk ka hequr dorë zyrtarisht nga BE-ja, por Serbia gjithnjë e më shumë po largohet nga bashkimi.

Filmat turke me seri arrijnë 750 milionë shikues në mbi 150 vende

Filmat televizivë turke me seri arrijnë një auditorë prej 750 milionë njerëz në 152 vende, njoftoi zëvendësministri turk i kulturës dhe i turizmit Batuhan Mumxhu, cituar nga Hurriyet Daily News. Turqia është eksportuesi kryesor i filmave televizivë me seri ndër vendet jo anglishtfolëse dhe e treta në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar. Çdo vit, vendi prodhon rreth 50 filma televizivë me seri, dhe në varësi të vendit, çmimi i një episodi është nga 300 000 deri në 700 000 dollarë, njoftoi së fundmi një përfaqësues i industrisë. Sipas Mumxhu, eksportimi i filmave televizivë me seri nuk është vetëm një burim të ardhurash, por edhe një “mjet i fuqishëm i diplomacisë kulturore”.


Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, Pexels, Facebook /Filma me seri dhe artistë turkë



Më shumë nga rubrika

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD