Lipsanet e Shën Patriarkut Evtimij Tërnovski - kreu i fundit i kishës bullgare para rënies së vendit tonë nën sundimin osman në shekullin e XIV-të – u ekspozuan për adhurim në Manastirin e Baçkovos. Rasti është vendimi i Sinodit të Shenjtë për të përfshirë në kalendarin ortodoks festën e re kishtare “Glorifikimi i lipsaneve të Shën Patriarkut Evtimij Tërnovski”, e cila do të kremtohet më 22 tetor.
Sthën Evtimij Tërnovski është një klerik, shkrimtar, patrik i shquar bullgar mesjetar, kreu i fundit i kishës së Mbretërisë së Dytë Bullgare. Ai lindi rreth viteve 1320 – 1330. Ai mësonte në manastiret rreth qytetit Tërnovo dhe u shugurua murg. I tërhequr nga fama e Teodosij Tërnovskit, rreth vitit 1350 ai hyri në Manastirin në Kilifarevo.
Në vitin 1371 Evtimij themeloi manastirin “Trinia e Shenjtë” afër qytetit Tërnovo. Aty hodhi themelet e Shkollës Letrare të Tërnovos. Ai vendosi rregulla drejtshkrimore dhe korrigjoi tekstet e shtrembëruara në librat kishtarë bullgarë duke i krahasuar me tekstet greke. Këto tekste të korrigjuara u bënë modele për kishat ortodokse në Bullgari, Serbi, Rumani dhe Rusi, duke përdorur gjuhën kishtare sllave.
Lipsanet e Patrikut Evtimij Tërnovski u zbuluan në Manastirin e Shenjtë të Baçkovos në vitin 1905, ku ai u internua dhe studiuesit debatuan gjatë nëse ato janë autentike.
Të premten, Patriarku Neofit dhe mijëra besimtarë u adhuruan para relikteve në kishën “Shën Martire e Madhe Marina” në oborrin e Mitropolisë së Sofjes.
Shërbesat e së Shtunës së Madhe fillojnë të premten në mbrëmje me Oden për Krishtin. Kisha përkujton varrimin e Krishtit Shpëtimtar dhe zbritjen e Tij në ferr për të shpëtuar të drejtët e kyçur atje që vdiqën para veprës së Tij shëlbuese...
Të Premten e Madhe, Kisha kujton vuajtjet e mëdha të Jezu Krishtit, i cili me dëshirë të vet pranoi të gjykohej, të fshikullohej, të pështyhej, të poshtërohet, të rrihej me shuplaka dhe të shfaqej para popullit me mantelin për fyerje, me një..
Atë ditë, Shpëtimtari organizoi darkën tradicionale të Pashkës për popullin hebre në shtëpinë e një banori të Jerusalemit. Përpara darkës, si shprehje respekti, Ai lau këmbët e apostujve dhe tha: “Unë erdha për të shërbyer, jo që të më shërbejnë” ...