Pasi, në ditën e fundit të shtatorit, Vlladi Ampov - Grafa prezantoi një shfaqje madhështore muzikore në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski”, në tregun muzikor doli edhe kënga e tij më e re “Universi”. Videoja e këngës prezanton pamje mbresëlënëse të koncertit, të cilin e frekuentuan mbi 20 000 njerëz. Më shumë se njëzet kamera arritën të kapin përmasat e ngjarjes - skenën e madhe, skenografinë, ndriçimin, efektet dhe mbi të gjitha humorin dhe buzëqeshjet që ngjallnin te publiku interpretimet e këngëtarit Grafa.
Kënga “Universi” u përfshi në albumin e ri të Vlladi Ampov "Pylli shekullor" dhe nuk është çudi që ai është autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit. Në krijimin e tekstit lirik u përfshi edhe Georgi Kasabov - NDOE.
Frymëzimi për krijimin e këngës "Universi" ishte bashkëshortja e Grafës - Maria. Gjatë koncertit për habinë e zonjës bukuroshe, Vlladi me ndihmën e valltarëve e nxori në skenë për të prezantuar këngën. Ky moment dashurie dhe ndarjeje është pjesa më emocionuese e videos, e cila na transferon në Universin e këngëtarit Vlladi Ampov – Grafa.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube /MonteMusicLtd, BGNES
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..