Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës pezulloi nismën e Ministrisë së Ekonomisë “E përballueshme për ju”, për uljen e çmimeve të rreth 50 produkteve nga shporta e vogël e konsumatorit në rrjetin tregtar. Ajo duhej të fillonte nga 1 nëntori. Sipas rregullatorit, nisma do të kufizojë konkurrencën e çmimeve mes tregtarëve dhe shkel parimin kushtetues të nismës së lirë ekonomike. Komisioni rekomandon që “të sigurohen pako individuale me ushqime dhe të sigurohen dreka të nxehta” për të përballuar rritjen e çmimeve.
Iniciativa është e mirë, evropiane dhe nuk e deformon konkurrencën në asnjë mënyrë, por është shumë e vonuar - me një vit, komentoi për BNR Docenti Ognjan Bojukliev nga Instituti për Kërkime Ekonomike. Është mirë që nuk do të vendoset asnjë kufi çmimi. Në Hungari ka pasur një tavan dhe tashmë është hequr për shkak se u arrit në deficite, theksoi Bojukliev.Nga Ministria e Ekonomisë njoftuan se nuk do të heqin dorë nga iniciativa e tyre për të arritur çmime më të mira për konsumatorët. "Ne kemi krijuar një bazë për konkurrencë midis pjesëmarrësve të ndryshëm në iniciativën për këto 50 produkte thelbësore", tha ministri i ekonomisë Bogdan Bogdanov në një intervistë televizive. Sipas tij, për këtë çështje janë në vijim bisedimet mes ministrisë dhe Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..