Orkestra e Muzikës Popullore e Caribrodit do të ketë premierën e saj në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) më 30 tetor, të hënën, në orën 19:00. Në prag të Ditës së Iluministëve të Popullit, të cilën e shënojmë më 1 nëntorin, dhe Ditës së Krahinave Perëndimore, më 8 nëntorin, bashkatdhetarët tanë nga ky rajon do të mbajnë një koncert special në Sofje me ftesë të Radios Kombëtare Bullgare.
Orkestra e Muzikës Popullore e Caribrodit u krijua në vitin 2010 nga entuziastë që kanë profesionet e tyre, por janë të bashkuar nga dashuria për muzikën. Ata ekzekutojnë muzikë të vjetër urbane dhe popullore nga Bullgaria dhe Serbia me dëshirën për të ruajtur muzikën tradicionale të kësaj pjese të Ballkanit. Orkestra merr pjesë në programet e Radio-Televizionit Publik Serb (RTS). Muzikantët janë mysafirë të shpeshtë në veprimtari kushtuar kulturës së pakicave, ku prezantojnë traditat e bullgarëve nga Serbia.
Në vitin 2011, Orkestra e Muzikës Popullore të Caribrodit mori pjesë në "Pirin Folk" në qytetin Sandanski, ku fitoi çmimin e dytë të publikut për këngën origjinale prej autori "E dashur motër, Stara Planino".
Në vitin 2019, në Studion e Dytë të Radios Kombëtare Bullgare, Orkestra regjistroi albumin e parë me dhjetë këngë.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimittrova
Sot vera hyn në dhomat e klasës, bashkë me buzëqeshjen e fëmijëve... Dita e parë e shkollës është gjithmonë një shkak emocioni - si për më të vegjlit që shkelin pragun e shkollës për herë të parë, ashtu edhe për të rriturit që me mall kujtojnë ato..
Stacioni Qendror Hekurudhor në Plovdiv mirëpret grupet e njohura X-R@Y dhe Uikeda për një koncert falas më 14 shtator. Përveç tyre, publiku do të ketë mundësinë të shohë edhe dy ansamble folklorike - "Ravnec" dhe "Klementina". Ky është eventi i..
Në harmoni me motin jashtë, në fund të verës Severin Georgiev prezanton këngën e tij më të re "Do të bjerë shi". Kjo është kënga e dytë e Severinit, të cilin e njohim si pjesëmarrës në sezonin e fundit të “Zëri i Bullgarisë”. Kënga “Do të bjerë..
Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re..
I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e..