Sot, më 5 nëntor, në Bullgari po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku të drejtë vote kanë 6 038 052 zgjedhës. Kryebashkiakët zgjidhen aty ku asnjë nga kandidatët nuk arriti të fitonte më shumë se 50% të votave në raundin e parë. Balotazhi zhvillohet mes dy kandidatëve për kryetar bashkie që kanë marrë numrin më të madh të votave. Votohet për zgjedhjen e 91 kryetarëve të bashkive, 451 kryetarëve të rajoneve dhe 31 kryetarëve të komunave.
Është kurioz fakti që në katër bashki në raundin e dytë zgjedhja bëhet ndërmjet tre kandidatëve, pasi kandidati i dytë dhe i tretë kanë një numër të barabartë votash - këto janë bashkitë e Suhozem, Dragash Vojvoda, Dobrina dhe Vasiljovo.
Ndër vendbanimet ku mbahen balotazhet janë 19 qytete rajonale, duke përfshirë tre më të mëdhenjtë në vend - Sofjen, Plovdivin dhe Varnën.
Dita e zgjedhjeve do të përfundojë në orën 20:00. Në rast se ka qytetarë që presin përpara seksioneve për të ushtruar votën e tyre, koha e votimit mund të shtyhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 21.00. Rezultatet e para të exit poll-ve të agjencive sociologjike pritet të shpallen në orën 20:00. Raundi i parë i Zgjedhjeve Lokale 2023 do të mbahet mend për një sërë kuriozitetesh, ku më i madhi është votimi me makinë që u anulua pas një skandali menjëherë para zgjedhjeve.
Foto: BGNES
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaKryeministri Rosen Zheljazkov u dorëzoi flamurin kombëtar ekipeve olimpike në shkencat natyrore për vitin 2025. Në ceremoninë e mbajtur në ndërtesën e Këshillit të Ministrave u theksua se në vitin 2024 olimpistët bullgarë në shkencat natyrore..
Uji i detit në Primorsko është më i pastri në Bullgari dhe i dyti për nga cilësia në Evropë, sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit drejtuar BE-së. Cilësia e ujit të detit në Primorsko po i afrohet vlerës absolute prej 100% për pastërtinë..
Tre bizonë të vegjël janë sjellë në jetë në Rodopet Lindore gjatë javëve të fundit, njoftoi fondacioni "Rodopet më të egra". Ato janë shtesat e para në tufë për këtë vit dhe tashmë ecin krah për krah me nënat e tyre në territorin e zonës së menaxhimit..
Tre bizonë të vegjël janë sjellë në jetë në Rodopet Lindore gjatë javëve të fundit, njoftoi fondacioni "Rodopet më të egra". Ato janë shtesat e para në..
Uji i detit në Primorsko është më i pastri në Bullgari dhe i dyti për nga cilësia në Evropë, sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit..
Kryeministri Rosen Zheljazkov u dorëzoi flamurin kombëtar ekipeve olimpike në shkencat natyrore për vitin 2025. Në ceremoninë e mbajtur në..