Sot, më 5 nëntor, në Bullgari po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku të drejtë vote kanë 6 038 052 zgjedhës. Kryebashkiakët zgjidhen aty ku asnjë nga kandidatët nuk arriti të fitonte më shumë se 50% të votave në raundin e parë. Balotazhi zhvillohet mes dy kandidatëve për kryetar bashkie që kanë marrë numrin më të madh të votave. Votohet për zgjedhjen e 91 kryetarëve të bashkive, 451 kryetarëve të rajoneve dhe 31 kryetarëve të komunave.
Është kurioz fakti që në katër bashki në raundin e dytë zgjedhja bëhet ndërmjet tre kandidatëve, pasi kandidati i dytë dhe i tretë kanë një numër të barabartë votash - këto janë bashkitë e Suhozem, Dragash Vojvoda, Dobrina dhe Vasiljovo.
Ndër vendbanimet ku mbahen balotazhet janë 19 qytete rajonale, duke përfshirë tre më të mëdhenjtë në vend - Sofjen, Plovdivin dhe Varnën.
Dita e zgjedhjeve do të përfundojë në orën 20:00. Në rast se ka qytetarë që presin përpara seksioneve për të ushtruar votën e tyre, koha e votimit mund të shtyhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 21.00. Rezultatet e para të exit poll-ve të agjencive sociologjike pritet të shpallen në orën 20:00. Raundi i parë i Zgjedhjeve Lokale 2023 do të mbahet mend për një sërë kuriozitetesh, ku më i madhi është votimi me makinë që u anulua pas një skandali menjëherë para zgjedhjeve.
Foto: BGNES
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaPatriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil përshëndeti besimtarët me "Krishti u ringjall!" dhe në fjalimin e tij të Pashkëve theksoi detyrën e të krishterëve ortodoksë për t'i treguar botës gëzimin qiellor përmes veprave të dritës. " Le të..
E gjithë bota e krishterë feston sot Ngjalljen e Ndritshme të Krishtit. Për popujt ortodoksë, kjo është dita më e ndritur - Festa e Festave, e cila kremton fitoren e jetës mbi vdekjen. Në Bullgari, ne e quajmë Ditë të Madhërishme, në përkthim fjalë..
Kisha Ortodokse Bullgare, e udhëhequr nga Patrrku i Bullgarisë dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë, u drejtuan besimtarëve të krishterë një mesazh patriarkal dhe sinodal për Pashkët. "Gëzimi i lajmit të Ngjalljes së..
Këtë vit, ortodoksët dhe katolikët kremtojnë së bashku Ringjalljen e Krishtit. Në të njëjtën datë, e gjithë bota e krishterë do ta kthejë vështrimin nga..
Ngjarje të ndryshme në të gjithë vendin zhvillohen orë para se të mirëpresim Ngjalljen e Krishtit . Në Sofje, Fondacioni "Varet nga Ne"..
Kisha Ortodokse Bullgare, e udhëhequr nga Patrrku i Bullgarisë dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë, u drejtuan besimtarëve..