Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mobilizimi i institucioneve për votim të ndershëm në balotazhin e së dielës

Nikollaj Denkov
Foto: BTA

Qeveria dhe Ministria e Brendshme po i shumëfishojnë përpjekjet e tyre kundër shitblerjes së votave për balotazhin e zgjedhjeve lokale të së dielës, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një fjalim me video. Ai vuri në dukje se një nga detyrat më të rëndësishme para kabinetit është që të sigurojë mbarëvajtjen e votimit, duke pasur parasysh numrin rekord të raportimeve për shkelje zgjedhore që nga fillimi i fushatës zgjedhore.

Sipas kryeministrit, më shumë se gjysma e 1125 sinjaleve janë për blerje votash. Këtë e dëshmojnë videot që janë shfaqur për praktika korruptive, të cilat tashmë janë duke u hetuar.

“Është fakt një tjetër hap kyç i qeverisë për të siguruar raportim të drejtë të rezultateve zgjedhore – vërtetimi i makinave të votimit, dhe raporti tashmë është dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha Nikollaj Denkov. Sipas tij, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të mos përsëritur rezultatin fatkeq me gjysmë milioni vota të pavlefshme nga raundi i parë. Ndërkohë, KQZ bëri të ditur se në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore do të mund të votohet me makineri në 5900 seksione.

Kryeministri u zotua se kabineti do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar qytetarët se zgjedhja se kush do të qeverisë lokalitetin e tyre do ta vendosin banorët e tij dhe jo manipulimet elektorale. “Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë duke punuar jashtë orarit dhe në mobilizim të plotë për të kufizuar sa më shumë tregtimin e votave”, siguroi ai.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Rosen Zhelyazkov: Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në iniciativat për forcimin e aftësive mbrojtëse të BE-së dhe NATO-së

Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..

botuar më 25-04-11 3.21.MD

Ndryshimet ligjore përshpejtojnë futjen e teknologjive digjitale në vendbanimet e vogla

Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është shkurtimi i afateve për lëshimin e dokumenteve të ndërtimit dhe vënia në funksion e teknologjive..

botuar më 25-04-11 12.10.MD

Më pak aksidente rrugore në Sofje, këmbësorët – pjesëmarrës të rrezikshëm në trafik

Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..

botuar më 25-04-11 10.09.PD