Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Serbi e shpërndanë parlamentin para afatit, po përgatiten për zgjedhje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shpërndau Asamblenë Kombëtar dhe caktoi zgjedhje të parakohshme parlamentare për 17 dhjetor, njoftoi televizioni kombëtar serb RTS. Më herët, kryetari i parlamentit serb Vlladimir Orliç caktoi zgjedhje lokale për 17 dhjetor në rreth 60 vendbanime në të gjithë Serbinë pasi disa kryetarë të bashkive dhe komunave, duke përfshirë kryetarin e bashkisë së Beogradit, Aleksandër Shapiç, dhanë dorëheqjen.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend vijnë pas gjysmë viti me mijëra protesta në Beograd dhe qytete të tjera. Protestat u nxitën nga dy qitje masive në maj në të cilat u vranë gjithsej 17 persona. Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi në prill 2022, Partia Progresive Serbe e Vuçiçit mori mbështetjen më të madhe. Ajo kishte 120 nga gjithsej 240 vende në parlament.

Gjoba të kripura në Greqi për dy kompani transnacionale

Ministria greke e Zhvillimit vendosi gjoba në total prej 2 milionë eurosh për degët greke të kompanive shumëkombëshe “Unilever” dhe “Procter & Gamble” për fitime të paligjshme, njoftoi BTA. Të dy kompanitë u gjobitënsecila nga 1 milion euro për shkelje të Ligjit për Mbështetjen e të Ardhurave të Punësimit, Rinisë, Familjes dhe Punës, i cili hyri në fuqi në korrik të këtij viti. Ai ndalon furnitorët deri në fund të vitit 2023 të shesin një sërë mallrash thelbësore me një normë fitimi që tejkalon normën që kishin te data 31 dhjetor 2021. Duke komentuar vendimin, ministri grek i zhvillimit Kostas Skrekas deklaroi: "Ne kemi thënë qartë në çdo mënyrë dhe në çdo drejtim, që askush nuk është mbi ligjin. Ballafaqimi me inflacionin, dhe veçanërisht me inflacionin e lakmisë, është para së gjithash një çështje e përgjegjësisë sociale”.

Sekretari amerikan i shtetit shkon në Ankara, fokusi do të jetë te Gaza

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken do të vizitojë Ankaranë më 5 nëntor, të dielën, njoftoi TRT. Ministri i jashtëm Hakan Fidan pritet të diskutojë situatën në Gaza me homologun e tij amerikan. Në një bisedë telefonike paraprake, Fidan theksoi "se është e papranueshme të sulmohen banorët e Gazës pa dallim dhe brutalisht". "Ne nuk duam që tragjedia njerëzore në Gaza të kthehet në një luftë që prek vendet e rajonit", tha ministri i jashtëm turk në një konferencë shtypi pasi Egjipti hapi kufirin e tij me Rripin e Gazës për evakuimin e shtetasve të huaj dhe të plagosurve.

Në Kosovë vazhdon saga me targat serbe

Qeveria e Kosovës ka zgjatur deri më 1 dhjetor afatin për riregjistrimin e veturave me targa të Serbisë me targa të reja që mbajnë emërtimin Republika e Kosovës (RKS), njoftoi BTA. Pas kësaj periudhe, veturat me targa të serbe të shtetasve të Kosovës nuk do të mund të hyjnë apo të lëvizin brenda dhe nëpër territorin e Republikës së Kosovës. Çështja e targave ishte një nga shkaqet kryesore të tensionit në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës në vitin 2022. Serbia dhe serbët e Kosovës nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, të cilën Beogradi vazhdon ta shohë si një krahinë serbe.

Në Shqipëri do të zhvillohet një projekt për energjinë e gjelbër për mbi 1 miliard euro

Një projekt hibrid i erës dhe i diellit në shkallë të gjerë me vlerë mbi 1 miliard euro do të zhvillohet në Shqipëri, njofton “Albanian Post”. Ai do të zbatohet nga zhvilluesi i burimeve të rinovueshme “CWP Europe” dhe biznesi GE Vernova. Impianti hibrid i energjisë së rinovueshme pritet për vit të prodhojë energji elektrike të mjaftueshme për të mbuluar rreth 75 për qind të konsumit të të gjitha familjeve shqiptare, si dhe të krijojë 1500 vende pune. Sajti “Rinewables Now” saktëson se ende nuk janë marrë të gjitha lejet për projektin dhe gjithashtu se nuk është bërë asnjë vlerësim i ndikimit në mjedis.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova 


Foto: BGNES, Unilever, Procter & Gamble, CWP Europe


Më shumë nga rubrika

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD
Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD