“Mënyra e zhvillimit të raundit të parë të zgjedhjeve për këshilltarë bashkiakë dhe kryetarë bashkie nxori edhe një herë disa probleme, duke vënë në pikëpyetje drejtësinë e procesit zgjedhor”, thekson “Transparenca pa Kufij”. Shoqata tregon për një sërë praktikash vicioze, si turizmi elektoral, blerja e votave dhe votimi i kontrolluar, ngatërrimi i fletëvotimeve dhe një mënyrë e diskutueshme e hartimit të protokolleve me rezultatet nga anëtarët e Komisionit Seksional Zgjedhor.
Në prag të raundit të dytë, “Transparenca pa Kufij” u bën thirrje institucioneve, partive dhe kandidatëve për kryetar bashkie që të parandalojnë shkeljet zgjedhore. KQZ-ja duhet të sigurojë shikueshmëri gjatë numërimit të votave dhe Ministria e Brendshme të marrë masa aktive kundër votës së blerë dhe të kontrolluar, duke përfshirë edhe rotacionin e punonjësve të saj nga drejtoritë e tjera rajonale, janë disa nga rekomandimet e shoqatës.
“Transparenca pa Kufij” rekomandon gjithashtu ngritjen e qendrave rajonale të numërimit për të kufizuar manipulimet dhe gabimet në numërimin e votave dhe plotësimin e protokolleve.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..