Presidenti Rumen Radev mbrojti kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare – DANS Pllamen Tonçev. Kryeministri Nikollaj Denkov kërkoi shkarkimin e tij përpara raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Arsyeja ishte një raport i Agjencisë, i cili çoi në anulimin e votimit më makineri në raundin e parë.
Një qeveri është e fortë duke iu bindur ligjit, jo duke u pozicionuar mbi të. Dëgjova me vëmendje kryeministrin. Ligji i Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare përcakton qartë arsyet e shkarkimit të kryetarit të saj dhe mes tyre nuk figuron mungesa e besimit nga ana e kryeministrit. Është qartë se dorëheqja e Tonçevit po kërkohet sepse ai ka ndjekur ligjin, jo sepse e ka shkelur atë. Sipas kësaj logjike, qeveria duhet menjëherë të japë dorëheqjen, sepse shumica dërrmuese e bullgarëve nuk i besojnë, sqaroi Radev.
Një mekanizëm koordinues që funksionon vazhdimisht do të kontrollojë, parandalojë dhe kundërshtojë kontrabandën, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me përfaqësuesit e shërbimeve. “Qëllimet janë të qarta, qasja do të jetë solide”,..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje ministrit rajonal Ivan Ivanov që menjëherë të shkarkojë nga detyrat kryetarin e Bordit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, inxh. Jordan Vëllçev. “Arsyet e kërkesës janë..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të takimit për sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve në rrugë, të thirrur nga kryeministri Rosen..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë..