"Na mbeti pak për ta mundur koalicionin tjetër. Kundër nesh u shfrytëzuan të gjitha fuqitë, financiare, menaxheriale, duke përfshirë edhe resurset teknike në dispozicion të formacionit politik PP-DB dhe GERB-SDS". Kështu komentoi Vanja Grigorova rezultatet e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Sofje, e cila, sipas të dhënave të KQZ-së, e humbi betejën nga kandidati tjetër – Vasill Terziev, i propozuar nga PP-DB, me pak më shumë se 1% të votave.
“Unë do të jem е para që do ta përgëzoj zotin Terziev nëse dhe kur gjykata vendos se këto rezultate dhe mënyra se si janë arritur janë të ligjshme”, tha Grigorova.
Sipas Ivan Takov, kryetar i BSP - Sofje, selia e Grigorovës po kontrollon protokollet dhe po numëron votat nga raundi i dytë në kryeqytet. “Tashmë mund t'ju them se kemi arsye të mjaftueshme për ta kundërshtuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe këtë do ta bëjmë sipas të gjitha rregullave”, theksoi Takov.Marrja e përgjegjësisë është një hap drejt rivendosjes së besimit në koalicion. Kështu komentoi deputeti i PP-DB, Ivajllo Mirçev, dorëheqjen e Kirill Petkov dhe e përshkroi atë si një veprim të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm, njoftoi BGNES. Në fillim të..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një analizë sektoriale të tregut të ushqimeve. Pas kontrolleve të kryera nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës në mbi 300..
Ish-zëvendësministri i financave, Georgi Klisurski, nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) njoftoi se po largohet nga partia PP. Në një postim në Facebook, Klisurski shkroi: "Po largohem nga PP. I zhgënjyer dhe i neveritur". Bashkëpartiaku i..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë..