Dy grupe të dashura rok bullgare nga breza të ndryshëm do të kënaqin fansat e tyre në Londër më 10 nëntor. Pas një sërë koncertesh në vendin tonë, grupi “Ostava” do të prezantojë albumin e fundit “Oksigjen” me një koncert në kryeqytetin britanik.
Muzikantët e presin me padurim koncertin e ardhshëm, sepse klubi në qendër të Londrës është legjendar për emrat e shumtë botërorë që prezantuan albumet e tyre të para atje edhe para se të arrinin famën. Por përpara këngëtarëve të grupit Svilen Noev, Georgi Georgiev, Bojan Petkov, Aleks Marburg dhe Daniell Petrov, në skenë do të shfaqet shpresa e re e indi rokut në vendin tonë - grupi INNERGLOW, të cilin djemtë nga “Ostava” e mbështetin prej kohësh.
Takimi me publikun jashtë vendit shkakton emocion të veçantë, thotë për BNR prijësi i grupit “Ostava” Svilen Noev:
"Ne e bëjmë atë që nga viti 2005 dhe është shumë bukur. Më parë ishte pak e vështirë sepse vendi ynë nuk ishte pjesë e Bashkimit Evropian. Tani është shumë më e lehtë për të gjithë të udhëtojnë. Por prapë të luash në Londër në një klub të madh është shumë emocionuese për ne.”
Përveç këngëve nga albumi i ri “Oksigjen”, djemtë e grupit “Ostava” do të luajnë këngë të tjera të cilët prej kohe u kthyen në hite.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube /Sabina Stefanova, Facebook/ OstavaNë lidhje me shpalljen e kandidaturës së përbashkët të qyteteve bullgare Gabrovo dhe Veliko Tërnovo për të qenë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2032, banorët e Gabrovos prezantojnë vlerat e përbashkëta kulturore të të dy qyteteve në disa..
Më 1 korrik 2025, Opera Shtetërore – Stara Zagora shënoi 100-vjetorin e saj. Në programin e dedikuar për këtë përvjetor të rëndësishëm, trupa e parë operistike jashtë kryeqytetit në Bullgari përfshiu dhjetë premiera, shfaqje të Studios për Fëmijë dhe..
Veprat e shquara të Stajnovit: "Legjendë", "Përrallë", "Ballkan", "Trakia", "Skerco Simfonik" skicojnë karakteristika thelbësore të simfonizmit bullgar nga vitet ’20 deri në vitet ’40 të shekullit të kaluar. Por "Vallëzime Trake" ka një vend të..
Në lidhje me shpalljen e kandidaturës së përbashkët të qyteteve bullgare Gabrovo dhe Veliko Tërnovo për të qenë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin..