Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Minai ndihmon në ndërtimin e tempullit "Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit"

8
Foto: vazdvijenie.bg

Sot, më 11 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare kremton festën e Shën Dëshmorit të Madh Minai, një nga shenjtorët më të dashur në vendin tonë. Ai njihet në popullin tonë si mbrojtës i shpejtë i të vuajturve, të sëmurëve, jetimëve dhe mbrojtës i familjeve. Në shumë shtëpi do të shihni fytyrën e tij, së bashku me ikonat e Nënës së Zotit dhe Shën Joanit të Rilës, dhe vetë ditën, pavarësisht nga kushtet atmosferike, mijëra besimtarë shkojnë në kishat dhe manastiret që mbajnë emrin e tij për t’i bërë nderimet e tyre ndaj tij.

“Sot kisha e krishtere nderon kujtimin e dëshmorëve të shenjtë Minai, Viktor dhe Vikentij, por duket se mbi të gjitha ne nderojmë festën e Shën Minai, i cili është jashtëzakonisht i famshëm në mbarë botën ortodokse – theksoi At Ljubomir, kreu i tempulli metropolitan “Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit”. - Në fakt, njerëzit e njohin atë si një kujdestar të familjeve dhe një ndihmës të shpejtë. Megjithatë, është e rëndësishme t'i drejtohemi Shën Minai si një shenjtor, i cili, nëpërmjet jetës së tij të pëlqyeshme dhe të drejtë, qëndroi përpara fronit të Zotit. Na ndihmoftë që jo vetëm të jemi të shëndetshëm, por edhe të jemi të suksesshëm në rrugën tonë drejt Zotit dhe të jemi njerëz të mirë."

At Ljubomir Stojanov

Interesante është historia që tregon At Ljubomir për ndërtimin e tempullit ku ai shërben. Shenjtërimi i dheut dhe gërmimi i parë u bënë në vitin 1996, ndërtimi i kishës me emrin origjinal “Shën Minai” filloi dy vjet më vonë, por punimet e ndërtimit u pezulluan. Për një kohë të gjatë, banorët e lagjes shikonin me dhimbje godinën e papërfunduar, e cila ngrihet mbi kodrën e lagjes “Lozenec” të kryeqytetit. Nuk munguan dhurimet për tempullin, por për shkak të vështirësive në legalizimin e tij, mezi në vitin 2015 Mitropolia e Shenjtë e Sofjes caktoi Atin Vasilij Sarjan, kreu të Tempullit të Shpërfytyrimit, për të marrë detyrën e vështirë për ndërtimin e tij. Punimet e mbarimit dhe rregullimi i brendshëm përfunduan në dy vjet dhe më 15 tetor 2017, kisha u shenjtërua si "Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit" dhe hapi dyert për besimtarët. Sipas At Ljubomirit, emri i kishës së sotme vjen nga emri i zonës “Kryqi”, ku vite më parë banorët e kryeqytetit ndërtuan monumentin e parë, në shenjë mirënjohjeje për çlirimtarët e Sofjes.

“Megjithatë, ne e nderojmë Shën Minain si mbrojtësin tonë, së bashku me Kryqin, sepse ideja fillestare ishte që tempulli të ndërtohet për nder të Shën Minai”, vëren prifti dhe shton:

“Pikërisht për këtë fakt, shumë njerëz e njohin si tempullin e Shën Minai dhe i bëjnë homazhe këtij shenjtori së bashku me kryqin. Duke ardhur këtu për të shërbyer si prift dhe duke njohur historinë e këtij tempulli, sepse unë u rrita këtu në zonë, ndihem i detyruar t'i kushtoj respektin tonë të veçantë shenjtorit. Kështu vendosëm të ndërtonim një kishëz në kriptën e tempullit për t'u shenjtëruar për nder të Shën Minai, në mënyrë që të mund të shërbenim festën e tij poshtë dhe ta përkujtonim me solemnitet të madh. Shumë njerëz preferojnë t'i pagëzojnë fëmijët e tyre në këtë ditë. Prandaj u them edhe njerëzve, kur më pyesin, se vetë ndërtimi i tempullit tonë është një mrekulli që bëri Shën Minai. Kishte aq shumë vështirësi dhe pengesa në ndërtimin dhe shenjtërimin e këtij tempulli këtu, saqë nuk mund të mos ia atribuojmë shenjtorit meritën për lutjet e tij dhe për mëshirën e madhe të Zotit, që edhe ne të kemi mundësinë të shërbejmë këtu, si dhe të ndërtojmë një kishëz për të adhuruar në mënyrë të denjë kujtimin e shenjtorit.”

Me ndihmën e shumë donatorëve, punimet e rinovimit në kriptë janë drejt përfundimit. Tani ka një dhomë të veçantë e cila shfrytëzohet për shkollën e së dielës për fëmijë. Ekziston edhe një kurs teologjie hyrëse për të rriturit që duan të mësojnë bazat e besimit ortodoks. Për momentin aty po mbarojnë gdhendjen në dru dhe At Ljubomiri shpreson që Zoti të dërgojë edhe njerëzit në ndihmë për pikturimin e afreskeve dhe pas gjithë kësaj kishëza të shenjtërohet.

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: vazdvijenie.bg, BGNES, arkiv personal





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD
Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD