Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 14 nëntorin

E marta do të jetë me diell me temperatura ndërmjet 0 dhe 19 gradë

Foto: BTA

Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e paradites do të ketë mjegull vende-vende në fusha dhe përreth pellgjeve ujore. E marta do të jetë kryesisht me diell, pasdite me vranësira të shpërndara të larta dhe mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, ndërsa maksimalet 17° deri 22°. Në Sofje, temperatura minimale - rreth 1°, maksimale - rreth 19°.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperaturat do të rriten dhe maksimumi në lartësinë 1200 m do të arrijë rreth 16°, në 2000 m rreth 7°.

Mbi Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell, në orët e paradites vende-vende me dukshmëri të zvogëluar. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugperëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 17° dhe 19°, temperatura e ujit të detit është 9°-17°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD
Atanas Zafirov

Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar pjesëmarrjen bullgare në forcat paqeruajtëse në Ukrainë

Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...

botuar më 25-02-18 2.35.MD