Kompozitori i disa prej melodive më lirike në muzikën moderne bullgare pop - Momçill Kolev – më 14 nëntor feston ditëlindjen. I detyrohemi atij një sërë hitesh nga fundi i shekullit të XX-të, të cilat edhe më sot e kësaj dite i gëzojnë një popullaritet të gjerë. Veprat e tij janë pjesë e repertorit të shumë këngëtarëve dhe grupeve të njohura bullgare.
Momçill Kolev fitoi popullaritetin më të madh në një duet me Dobrin Vekilov - Doni (dueti "Doni dhe Momçill") në vitet 90- të shekullit të kaluar.
Së fundmi, Momçill Kolev u rikthye me një këngë të re - "Në përqafimin e një reje". Në të, përveç si kompozitor, e dëgjojmë sërish si këngëtar - diçka që sipas tij nuk ka ndodhur që nga viti 1998. Atëherë me Doni realizuan albumin e tyre të fundit, në të cilin Momçill interpretoi këngën "Zogjtë e fjetur".
“Në përqafimin e një reje” na sjell mesazhet e bukura melodike të kompozitorit Momçill Kolev, të veshur me fjalët e poetes Elica Getova. Kohët e fundit, Momçill punon me djalin e tij - Kallojan Kolev, i cili është autori i aranzhimit dhe tek i cili gjen frymëzim:
"Ai arrin disi të më kuptojë dhe të bëjë gjëra që më janë afër shpirtit. Unë nuk jam më një nga autorët "modern", pasi shpirti im ka mbetur diku në fund të viteve '90 dhe në fillim të vitit 2000, por djali im më ndihmon të jem të përditësuar dhe të tingëllojë moderne, për të cilën i jam pafundësisht mirënjohës” - thotë Momçil Kolev.
Edhe pse vazhdon të krijojë këngë, tërheqja e tij si interpretues që nga fillimi i mijëvjeçarit të ri është fakt. Çfarë ndryshoi në muzikë në 25 vitet e fundit nga këndvështrimi i tij?
“U shfaq muzika e re, e cila disi shkaktoi interes të madh tek muzikantët, pasi dolën shumë tinguj të rinj, gjë që e bëri tingëllimin shumë më të pasur, më interesant. Por në kurriz të kësaj, në mënyrë harmonike dhe melodike, gjërat u përkeqësuan. Kjo nuk e ndihmon shumë muzikën. Mendoj se ka shumë më tepër për të dëshiruar nga muzikantët dhe mjedisi që ata krijojnë. Ka nevojë për një frymë. Nevojiten ide të reja në tekst, mesazhe të reja, shpresa të reja, një ndjenjë të re dashurie - ky është në të vërtetë roli i muzikës.”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Yotube / @MomchilKolevOfficial, БТА
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..