Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti 2024 - mollë sherri ose pengesë e pakapërcyeshme për pushtetarët

Foto: BTA

Ministri i financave Asen Vasilev në fund të javës së kaluar prezantoi parametrat e buxhetit për vitin 2024. U bë e qartë nga sa më sipër se të ardhurat e këtij viti nuk do të përmbushen me 2.3 miliardë leva, ndërsa shpenzimet me 1 miliard leva. Kështu, deficiti i pritshëm rritet me mbi 1.2 miliardë leva në 3 për qind të PBB-së, por plani i llogarisë së shtetit për vitin e ardhshëm do të përafrohet plotësisht me ambicien e vendit tonë për t'u anëtarësuar në Eurozonë nga 1 janari 2023. Kjo është arsyeja pse llogaritjet janë bërë me një deficit të supozuar prej 3 për qind (6.2 miliardë leva). Të ardhurat pritet të arrijnë në 77.6 miliardë leva dhe shpenzimet në 83.8 miliardë leva. Rritja e pritshme e ekonomisë është 3.2 për qind.

Asen Vasilev

Politika e të ardhurave dhe investimeve bie në sy si prioritet i buxhetit. Shpenzimet e kujdesit shëndetësor pritet të rriten me 1.1 miliardë leva, që është rritja e buxhetit të Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore.

Rritja e parashikuar e të ardhurave është më e lartë se inflacioni vjetor, i përcaktuar në përmasë nga 4.8 për qind, dhe në fund të vitit 2024 pritet të ngadalësohet deri në 3 për qind.

Pak më shumë se 2 për qind e PBB-së do të shpenzohet për mbrojtjen, siç kërkohet nga rregullat e anëtarësimit në NATO.

Nikollaj Denkov

“Nuk ka rrezik që buxheti të dalë përtej kufijve të deficitit nga 3 për qind, pasi ky do të ishte tashmë një problem - komentoi kryeministri Nikollaj Denkov në një intervistë për BNR. – Të ardhurat dhe shpenzimet duhet të diskutohen me ekspertizë.”

Kryeministri siguroi se kabineti nuk i nënvlerëson kostot kapitale dhe buxheti i planifikuar për to vitin e ardhshëm ka një rritje të madhe dhe është në vlerën 12 miliardë leva. Kryeministri i cilësoi të pavërteta pretendimet se ka mungesë fondesh për bashkitë:

“Prapëseprapë, këto mjete duhet të votohen për komunat kur kanë projekte konkrete nga të cilat do të përfitojnë njerëzit - theksoi Denkov dhe tërhoqi vëmendjen për një temë që prek drejtpërdrejt edhe qytetarët. - Ne besojmë se mjetet për rritjen e të ardhurave janë jashtëzakonisht të rëndësishme sepse nuk mund të jetosh mirë në vendin tonë nëse ato janë të ulëta. Rezultati i "picës pa yndyrë dhe mish" të aplikuar për 10 vjet nga GERB dhe partitë e tij mbështetëse është se Bullgaria është në radhën e fundit të BE-së për sa i përket pagës minimale dhe të ardhurave mesatare. Kjo është ajo që ne duam të kapërcejmë, sepse nuk ka asnjë mënyrë për të zgjidhur krizën demografike nëse njerëzit janë me të ardhura të ulëta.”

Megjithatë, financierët dhe ekonomistët në vendin tonë janë skeptikë për qëndrueshmërinë e një buxheti të tillë, nëse ai miratohet.

Prof. Ganço Gançev

“Ne po vëzhgojmë një mekanizëm të formimit të buxhetit, i cili bazohet në shtrëngime të dyanshme, në marrëveshje të fshehta dhe në ndjekje të interesave të grupeve të caktuara që insistojnë në taksa apo shpenzime - është kategorik financieri Prof. Ganço Gançev. - Një mënyrë e fshehur për të formuar një lloj buxheti që në fund të fundit nuk ka synime afatgjata.”

Eksperti shpjegoi kuadrin makro ekonomik në të cilin funksionon vendi ynë.

"Partneri ynë kryesor - Gjermania, është në recesion. Eksporti dhe rritja bullgare varen nga kjo. Është gabim të fajësohet qeveria për faktin se rritja bie ose inflacioni është i lartë. 90% e proceseve përcaktohen nga jashtë. Për sa i përket bordit, ne nuk kemi mekanizma realë për të luftuar inflacionin. Përsëri, bëhet fjalë për demagogji dhe premtime të rreme.”

Ekonomisti Kuzman Iliev e përkufizoi buxhetin e shtetit si buxhetin më socialist në historinë më të re të Bullgarisë:

Kuzman Iliev

"Nga pikëpamja e shpenzimeve, Asen Vasilev po krijon një buxhet të ëndërruar nga të gjithë - shumë për të gjithë. Megjithatë, në pjesën e të ardhurave ka një "shtrëngim, shumë vështirësi për ata që bëjnë vlerën e shtuar" - beson Kuzman. Iliev. Sipas fjalëve të tij, “kur buxheti nuk është i menduar mirë”, ndërmerren edhe “barra të çmendura tatimore dhe administrative për të mbushur thesarin”.

Sa i përket deficitit, Iliev komentoi:

"Sigurisht që do të hapet një gropë e madhe në buxhet. Për këtë vit kemi një vrimë, dhe vitin e ardhshëm prapë parashikojmë një deficit të madh. Nuk ka asnjë logjikë në këtë. Nuk mund ta frysh shumë pjesën e shpenzimeve, dhe në pjesën e të ardhurave të thuash - nuk e kam idenë, nëse nuk ju pëlqejnë këto ide të çmendura si taksat, propozojeni vetë se çfarë të bëhet."

Projektligji për Buxhetin e vitit 2024 u paraqit për shqyrtim në Kuvendin Popullor. Nëse dhe nga kush do të mbështetet – kemi për t’u mësuar.


Përpilues: Joan Kolev (mbi bazë të intervistave të Diana Jankullova dhe diana Donçeva, BNR – Horizont)

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, BGNES, Arkiv Personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD